Politike

VD-Rama: S’do hiqen nga puna ata që janë në sportele, por s’ka më përballje me qytetarët

27 Prill 2022, 10:22 Nga DOSJA
VD-Rama: S’do hiqen nga puna ata që janë në sportele, por

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se nuk do të hiqen nga puna personat që janë në sportele. Kjo deklaratë u tha në kuadër të eventit që u zhvillua ditën e sotme, në të cilën u bë e ditur se që nga data 1 Maj, shërbimet do të kthehen online. Rama tha se që nga muaji i ardhshëm, shërbimet për qytetarët s’do të jenë më përballë.

‘Shqipëria ka shkuar në vendin e 17 për shërbimet dixhitale dhe pas nesh janë vende shumë më të zhvilluara se ne. Jemi në një fazë ku përmbyllim një pjesë të konsiderueshme të revolucionit dixhital dhe i japim një shtytje larg korrupsionit në shërbim, bakshishit dhe ryshfetit. Nuk do iki njeri nga puna, por do bëjnë punë tjetër. Në vend të marrjes në pyetje të qytetarëve, do merren me plotësimin e dosjeve online të qytetarëve. Nëse për të marrë një dokument x, duhen edhe 5 dokumente të tjera që deri dje ishte i detyruar t’i merrte qytetari, pas datës 1 maj të gjitha do garantohen nga sistemi. Çdo kush që sot punon në sportel nuk do ketë më përballë qytetarët, pro kompjuterin dhe qytetarët do jenë aty vetëm në formën e aplikimeve.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll