Bota

‘Nuk janë të vërteta’,reagon 76-vjeçari që u akuzua për pedofili, i dënuar më parë me burg

27 Prill 2022, 14:34 Nga DOSJA
‘Nuk janë të vërteta’,reagon 76-vjeçari

KOSOVË– Mësuesi 76-vjeçari nga Prizreni, F.K, i cili u akuzua për pedofili dhe për të cilin Prokuroria Themelore e Prizrenit nisi sot hetimet ka reaguar duke hedhur poshtë akuzat.

Në një postim në rrjetet sociale 76-vjeçari shkruan se asgjë nga ato që janë publikuar nuk janë të vërteta dhe të paverifikuara.

Po çarkullojnë do gjera nga një tv.i Shqipërisë në emer timin !  Nuk janë të verteta ! Do të vertetohen shpejtë ! Situata është krejtë ndryshe !  Janë kamuflazh e përgaditur mirë me qellim komprimitimi ! Ju lutem mos komentoni pa lidhje dhe per gjera të paverteta e të pa verifikura !” ,ka shkruar mësuesi.

Ndërkohë pas publikimit të rastit në emisionin ‘piranjat’ në Abc news, Prokuroria Themelore e Prizrenit nisi hetimet ndaj tij ku sipas të dhënave rezulton se kjo nuk është hera e parë që ai është hetuar dhe dënuar.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj ka konfirmuar se ai më parë ka qenë i dënuar me tre muaj burg për veprën penale “Kanosje” më 19.02.2016.

Në evidencën penale, ndaj të pandehurit F.K., është I evidentuar një (1) rast me vendim të plotfuqishëm, për veprën penale Kanosja, nga neni 185 I Kodit Penal të Kosovës. Ndaj të pandehurit F.K., është shqiptuar Dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) muajsh, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në kohëzgjatje prej një (1) viti nëse i pandehuri nuk kryen vepër tjetër penale. Aktgjykimi ka marrë formën e prerë (Plotfuqishmërinë) me datë 19.02.2016”, ka konfirmuar Lekaj.

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni akuzohet per pedofil marcel lekaj akuzohet per pedofil marcel lekaj

Sondazh

Poll