Aktualitet

2 operacione anti-drogë! Kanabis në formë çokollate e heroinë në periferi, 3 të arrestuar

26 Prill 2022, 17:32 Nga DOSJA
2 operacione anti-drogë! Kanabis në formë çokollate e

TIRANË– Baza përpunimi drogë, kokainë, heroinë dhe 3 të arrestuar; ky ka qenë produkti i dy operacioneve anti-drogë në Tiranë. Në operacionin e parë, janë arrestuar babë e bir, Sami dhe Kevin Qordja, 43 dhe19 vjeç, të cilëve i janë gjetur në banesë 48.5 kilogramë kanabis, e cila ishte ndarë në formën e çokollatës në 160 pako. Mbi të gjitha pakot e drogës, të dy kishin printuar sipër figurën e një deveje (gamileje), por nuk dihet kuptimi i simbolit që përdornin për t’u dalluar në “treg”.

Sipas Policisë, është bërë me dije se babë e bir përpunonin kanabisin dhe më pas e shisnin në zona të ndryshme të Tiranës. Por aksioni nuk u ndal me kaq. Gjetjet brenda shtëpisë ku u gjet droga në formë çokollate i dha indicie Policisë për t’u zhvendosur në fshatin Tujan në banesën e kushëririt të të arrestuarve, Ramazan Qordja ku u gjet heroinë, më konkretisht 312 gr dhe një peshore për të matur sasinë që u shitej klientëve.

31-vjeçari, i cili tashmë është në pranga dyshohet se merrej me shpërndarje të drogës në doza të vogla në zonën e periferisë së kryeqytetit; Tufinë e Babrru, por edhe në rrugën “Myslym Keta”. Dyshohet se ai furnizohej nga persona të tjerë me sasi 1 deri në 2 kg heroinë e më pas e ndante në doza të vogla tek “klientët” e tij. Policia dhe prokuroria e kryeqytetit po thellojnë hetimet për të zbuluar edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë trafiku dhe shitje të drogës. E gjithashtu mbetet për të zbuluar se kush ua siguronte drogën të arrestuarve, të cilët mesa duket kishin vetëm rolin e shpërndarësit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Droga shpërndahej kudo në Tiranë! Ç’ishte printuar mbi “çokollata”, kuptimi i GAMILES

DETAJE nga dy operacionet anti-drogë! Shpërndanin heroinë e kokainë, pranga 3 persona

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll