Bota

‘E dënojmë fuqishëm’, sulmet ndaj policisë së Kosovës, Petkoviq: Nuk ka lidhje me serbët

26 Prill 2022, 10:39 Nga DOSJA
‘E dënojmë fuqishëm’, sulmet ndaj policisë

KOSOVË- Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq ka reaguar pas sulmit ndaj policisë së Kosovës në veri të vendit.

Petkoviq ka dënuar sulmet ndaj policisë dhe ka hedhur poshtë pretendimet se sulmet janë akt i serbëve që jetojnë në komunat në veri të Kosovës.

Ne e dënojmë fuqishëm sulmin ndaj automjetit të SHPK-së, si dhe çdo përpjekje të mëparshme për të rrezikuar paqen dhe stabilitetin. Ngritja e tensioneve në terren, veçanërisht në veri, nuk ka të bëjë fare me serbët”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

Ai ka hedhur akuza dhe dyshime se këto sulme mund të jenë të iniciuara nga vetë institucionet e Kosovës për të krijuar tensione mes palëve.

LAJMI KRYESOR/ Sulmohet sërish me armë zjarri Policia e Kosovës

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni petar petkoviq sulm ndaj policise ne kosove petar petkoviq sulm ndaj policise ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 26 Prill 2022, 10:31

Gjermania do të dërgojë tanke në Ukrainë

GJERMANI– Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht, njoftoi sot përmes një njoftimi në Tëitter se Gjermania do t’i dorëzojë Ukrainës tanke...