Aktualitet

VD-Zgjedhje! Thyhet kutia, ndërpriten zgjedhjet në Malësi të Madhe, PD: Anulohet procesi!

25 Prill 2022, 07:21 Nga DOSJA

TIRANË– Vazhdojnë zgjedhjet për krerët e degëve të Partisë Demokratike, por sot ka pasur incidente mes demokratëve. Sot, duke nisur që nga ora 8.00 e mëngjesit deri në orën 18.00, demokratët kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Por procesi nuk ka shkuar mirë në Malësi të Madhe, ku është ndërprerë procesi i votimit pasi është thyer një kuti votimi. Kutia është thyer nga kandidati për kryetar Isa Rama, i cili pretendon se listë e anëtarësisë është fryrë dhe janë futur persona që nuk janë pjesë e Partisë Demokratike. Ndërkohë që PD ka reaguar zyrtarisht, duke nisur hetimet për të mësuar se ç’ka ndodhur, por nuk është dhënë një datë se kur do të rivotohet. E njëjta problematikë është shfaqur edhe një ditë më parë në Bulqizë, ku votimi u ndërpre për shkak të përplasjes mes kandidatëve.

Komisioni i Rithemelimit kishte miratuar një listë me 1700 anëtarë, por në momentin kur do mbaheshin zgjedhjet Rithemelimi dërgoi në Qendrën e Votimit një listë tjetër me 2258 anëtarë. Më herët, PD ka shpjeguar se shifrat janë rritur duke vendosur në listë edhe personat që kanë marrë pjesë në referendumin për shkarkimin e ish-kryedemokratit Lulzim Basha.

Ndërkohë që në qendrat e tjera të votimit, duket se gjendja ka qenë e qetë. Pas numërimit të votave në kuti, kryetar i PD Devoll shpallet Elvis Hajdërlli me 60.7 % të votave; në Mirditë është zgjedhur Albert Mëlyshi me 56 % të votave; në Peqin Mustafa Pashja me 50.6 % të votave; ndërsa kryetar i PD Dega 7 Tiranë është zgjedhur Avni Tobli me 46% të votave. Pas numërimit të fletëve të votimit, kryetari i PD, Vau Dejës u shpall Benard Ndreca me 69% të votave, ndërsa Kodhel Cala me 38.5% të votave u zgjodh kreu i PD në Gramsh. Ndërsa kryetar i PD në Korëë u shpall, ndërmjet 4 kandidaturave, z. Devis Osmani me 48% të votave.

KANDIDATËT E SOTËM:

Ditën e djeshme u zhvilluan zgjedhje në katër degë të Partisë Demokratike në vend. Kryetar i PD, Dega Belsh u shpall Dritan Flamur Cani me 94% të votave, ndërsa Kryetar i PD Dega Maliq u shpall Nevjon Xhevdet Kodrasi me 86% të votave. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD, Dega Vorë u shpall Pëllumb Ibrahim Brusha me 80% të votave, kurse Kryetar i PD Krujë, mes 5 kandidaturave u shpall Xhevair Sali Bilja me 41% të votave. Në Tiranë në degën nr.14 kryesoi Besim Mexhit Kuka me 78% të votave.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Përfundon numërimi i votave, ja kandidati fitues në Vaun e Dejës

Thyerja e kutisë së votimit në Malësi të Madhe, PD: Anulohet procesi, do mbledhim faktet

Zgjedhjet për kryetar dege në PD, zgjidhet Elvis Hajdërlli në Devoll me 60.7 % të votave

Zgjidhet kryetari i PD në Mirditë

Zgjedhjet për kryetar dege në PD, zgjidhet Mustafa Pashja në Peqin me 50.6 % të votave

Zgjedhjet në PD/ Thyhet kutia e votimit në Malësi të Madhe

Zgjedhjet për kreun e degës në Lezhë, kandidati: Gabim ata që pyesin me kë je, jam i PD-së

Zgjedhjet për kryetar dege të PD në Shkodër, tërhiqen nga gara 5 kandidatë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike partia demokratike zgjedhje ne deget e pd partia demokratike zgjedhje ne deget e pd

Sondazh

Poll