Politike

Më 23 korrik Asambleja Kombëtare e PS-së, Rama: Gati për dialog me opozitën, s’e njoh 13 tetorin

17 Korrik 2019, 06:24 Nga DOSJA
Më 23 korrik Asambleja Kombëtare e PS-së, Rama: Gati për

Tiranë- Prej më shumë se 4 orësh zgjati sot mbledhja e kryeministrit Edi Rama me  kryesinë e PS-së. Në qendër të diskutimeve ishin disa çështje, si seanca plenare që do të zhvillohet nesër projektligjet që do të miratohen, asambleja e korrikut dhe bashkitë e vendit. Po kështu u morr vendimi që Asambleja e PS-së do të zhvillohet më 23 korrik në orën 16:00 dhe jo më 22 korrik.  Vetë Rama deklaroi se pas mbledhjes se sot pati tërheqje veshi (kritika). Ai thekoi se nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit dhe se është gati për dialog me opozitën.  Rama sqaroi edhe njëherë rolin e këshillave drejtuese që ngriti PS-ja duke e ndarë Shqipërinë në tre pjesë nga veriu, Shqipëria e mesme dhe jugu. Ai tha se kjo u bë për të qenë sa më afër problemeve të vendit.

Kujtojmë se dje kryeministri  mblodhi në selinë rozë drejtuesit në qarqet. Nga kjo mbledhje Rama dha 10 porosi  ku kryesoret ishin për zëvendësimet që do të bëhen në bashkitë e djathta. (lexo këtu)

Theksojmë se dy ditë më parë Rama mblodhi kryesinë, ku u bë një analizë për zgjedhjet e 30-qershorit. Po kështu u vendos se më 22 korrik do të zhvillohet Asambleja Kombëtare e PS-së. Pas kësaj mbledhje Rama deklaroi se nuk do të ketë ndryshime në qeveri. Ai theksoi se nuk ka ende një emër të ri për President. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 23 korrik asambleja e ps-së kriza politike rama mbledh kryesinë 23 korrik asambleja e ps-së kriza politike rama mbledh kryesinë

Sondazh

Poll