Editorial

Dhunuan 43-vjeçarin, arrestohen 3 persona në Mirditë

17 Korrik 2019, 10:56 Nga DOSJA
Dhunuan 43-vjeçarin, arrestohen 3 persona në Mirditë

Tiranë- Në Mirditë janë arrestuar 3 persona pasi ishin në kërkim për disa vepra penale.

Policia njofton se në pranga kanë rënë K.B., 24 vjeç,  Gj.B., 24 vjeç dhe D.P., 20 vjeç, të gjithë banues në Mirditë.

“Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në datën 04.07.2019, në qytetin Rrëshenit, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin Gj.K., 43 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, duke i shkaktuar dëmtime fizike. Gjithashtu, po në këtë datë kanë dëmtuar me dashje një automjet në përdorim nga shtetasi K.D., 31 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë dhe disa ditë më pas e kanë kërcënuar në telefon për të tërhequr kallëzimin e bërë ndaj tyre”,sqaron policia.

Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për veprat penale në ngarkim të tyre “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës me dashje” dhe “Kanosja për të mos kallëzuar”.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial arrestohen 3 persona në mirditë dhunuan 43-vjeçarin arrestohen 3 persona në mirditë dhunuan 43-vjeçarin

Sondazh

Poll

Editorial 16 Korrik 2019, 09:16

Një kapak për të fikur “kazanin” e kritikave

Tiranë- Disa diplomatë, OSBE-ja, shoqatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit dhe ato shqiptare të të drejtave të njeriut, po reken më kot të ngrejnë zërin, kund...

Editorial 12 Korrik 2019, 15:04

Ka akoma rëndësi G20?

Kur liderët e G20 mbajtën samitin e tyre të parë në fund të vitit 2008, shumë e mirëpritën atë që dukej si një forum i larmishëm dhe tepër përfaqësues për harti...

Editorial 9 Korrik 2019, 14:01

ANALIZA- Kur përfundon mandati i Ramës

Sa më pranë krijimit të institucioneve më të rëndësishme të Drejtësisë, aq më shumë shtohen debatet për Reformën. Ndërsa Gjykata Kushtetuese është bllokuar nga ...

Editorial 5 Korrik 2019, 17:05

Ja si i mbyll gojën medias paketa anti-shpifje

TIRANË- Projektligji për Shpifjen që kaloi të mërkurën në Këshillin e Ministrave, nuk mund të ishte veçse një akt hakmarrjeje ndaj mediave online. J...

Editorial 1 Korrik 2019, 09:56

Çfarë po feston Edi Rama?

TIRANË- Teksa ka lënë pas këtë të dielë nervëshkatërruese Edi Rama ka shpallur më shumë se një arsye për të festuar. Ai ka arritur të realizojë votimet e 3...