Bota

Koreja e Veriut mban parada e natës në 90-vjetorin e themelimit të ushtrisë së saj

25 Prill 2022, 16:04 Nga DOSJA
Koreja e Veriut mban parada e natës në 90-vjetorin e themelimit

KOREA E VERIUT-Koreja e Veriut ka organizuar një paradë ushtarake natën, duke demonstruar forcën e saj për të festuar 90-vjetorin e themelimit të ushtrisë së saj, sipas një burimi ushtarak të Koresë së Jugut.

Parada filloi rreth orës 22:00 me orën lokale, në sheshin Kim Il Sung të Phenianit ku pritet të ketë raketa balistike supersonike si dhe raketën balistike ndërkontinentale Hwasong-17.

Kjo “raketë-përbindësh” është e aftë të mbajë shumë koka që secila ndjek një trajektore të ndryshme kur kthehen në atmosferë. Ajo u prezantua për herë të parë në tetor 2020, në një paradë ushtarake në Phenian.

▪ N. KOREA MILITARY PARADE

N. Korean military parade celebrating key anniversary likely delayed, not canceled: Sources#NorthKorea #military #parade

Arirang News ▶ https://t.co/mVDEocNgm0
News Center ▶ https://t.co/mZQ2egcQgF pic.twitter.com/AFJdxlz4sE

— Arirang News (@arirangtvnews) April 25, 2022

Koreja e Veriut shpesh organizon parada për të festuar ngjarje të rëndësishme historike. Zakonisht përfshihen mijëra ushtarë, tanke dhe forca të tjera të blinduara, ndërsa prezantohen raketat kryesore të vendit.

Vitet e fundit Koreja e Veriut ka organizuar tre parada të natës dhe media shtetërore ka raportuar për to vetëm të nesërmen.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kim jong un parada e korese se veriut kim jong un parada e korese se veriut

Sondazh

Poll

Bota 25 Prill 2022, 15:57

SHBA-të duan ta shohin Rusinë të mundur

SHBA- Presidenti Joe Biden e ka bërë gjithmonë të qartë se SHBA nuk do të ndërhyjë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë. BBC shkruan se ai nuk do të dërgojë trupa...