Bota

‘Nuk kemi në plan vrasjen e gazetarëve’, Ukraina hedh poshtë akuzat e Putinit

25 Prill 2022, 15:58 Nga DOSJA
‘Nuk kemi në plan vrasjen e gazetarëve’, Ukraina hedh

UKRAINË- Shërbimi i Sigurimit Shtetëror i Ukrainës (SBU) i ka mohuar akuzat e presidentit Vladimir Putin, për përpjekje për të vrarë gazetarët rusë.

SBU nuk ka plane për të vrarë V. Solovyev,” tha SBU në një deklaratë të publikuar në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Sipas Skynews, Putin pretendoi se Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) kishte penguar një përpjekje për vrasje nga një “grup terrorist” ndaj një gazetari të quajtur më vonë nga media shtetërore si reporteri televiziv, Vladimir Solovyov.

Agjentët e FSB arrestuan anëtarët e grupit sot, ndërsa sekuestruan bomba, kokteje molotov, pistoletë, një pushkë, drogë dhe granata, pohoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti. Agjencia gjithashtu pretendoi se personat e arrestuar, duke vepruar me urdhër nga Kievi ishin “neo-nazistë”.

Solovyov ka qenë një nga zërat kryesorë të Putinit në luftën e informacionit kundër Ukrainës dhe vazhdon të mbështesë narrativën e liderit rus për një “operacion special ushtarak” për “denazifikimin” e vendit.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Blinken takohet me Zelenskyy-n në Kiev, zjarr i madh në depon e naftës në Bryansk

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vladimir putin vladimir solovyov lufta ukraine-rusi vladimir putin vladimir solovyov

Sondazh

Poll

Bota 25 Prill 2022, 15:57

SHBA-të duan ta shohin Rusinë të mundur

SHBA- Presidenti Joe Biden e ka bërë gjithmonë të qartë se SHBA nuk do të ndërhyjë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë. BBC shkruan se ai nuk do të dërgojë trupa...