Aktualitet

Policia: 17 leje drejtimi të pezulluara dhe 247 gjoba ditës së sotme në Tiranë

25 Prill 2022, 15:35 Nga DOSJA
Policia: 17 leje drejtimi të pezulluara dhe 247 gjoba ditës së

TIRANË- 17 leje drejtimi janë pezulluar ditën e sotme në akset Sauk-TEG-Kashar për shkak të tejkalimit të shpejtësisë gjatë drejtimit të mjetit. Policia bën me dije se gjithashtu gjatë vendosur edhe 247 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e Tiranës/Monitorim, fotografim i shkeljeve dhe masa administrative ndaj shkelësve, në rrugën “Sauk-TEG-Kashar”. Nisur nga analiza e kryer nga specialistët e Policisë Rrugore të Tiranës, për rrugët më me risk, si dhe për drejtuesit e mjeteve që shfrytëzojnë disa akse rrugore për të qarkulluar me shpejtësi të lartë apo për të bërë gara shpejtësie, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë, ka hartuar një plan të detajuar masash. Këto masa konsistojnë në monitorimin e rrugëve interubrane që lidhen me Tiranën, si dhe rrugëve në brendësi të kryeqytetit, me anë të shërbimeve të lëvizshme, duke përdorur radarë, kamera, alkool-testues, dronë dhe mjete të tjera pauniformuara.

Shpejtësi të frikshme në pikun e lëvizjes, 145 km/h deri ne 169 km/h, në rrugën e TEG-ut: prej mëngjesit të sotëm e deri në këto momente 17 leje drejtimi të pezulluara, nga këto 9 për shpejtësi për tejkalim mbi 50 km/h më shumë se sa lejon tabela dhe 8 për shpejtësi për tejkalim mbi 30 km/h më shumë se sa lejon tabela; Gjithashtu 38 masa administrative të caktuara për tejkalim të normave të shpejtësisë, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit; 121 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit; 88 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. Monitorimi vijon me lëvizje, në të gjitha rrugët e Tiranës. Stop shpejtësisë! Stop alkoolit në timon! Respekto rregullat e qarkullimit për të mbërritur i sigurtë në destinacion!

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia në aksion policia rrugore policia në aksion policia rrugore

Sondazh

Poll