Aktualitet

Klodiana Lala e tregon: Ja për cilin qytet janë të interesuar më shumë prokurorët belgë

25 Prill 2022, 14:20 Nga DOSJA
Klodiana Lala e tregon: Ja për cilin qytet janë të interesuar

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar qytetin më të “lakmuar” në Shqipëri nga hetuesit belgë, ku besohet se kanë pikënisjen shumë krime që kanë tronditur vendin tonë gjatë viteve të fundit. E ftuar në emisionin “Pikat mbi I”, Lala tha se edhe njerëzit e politikës që janë sot në burg nuk janë më të mëdhenjtë por janë pjesë e një vorbulle ku kanë pjesën e tyre.

Sipas saj, hetuesit belgë kanë vendosur që të zbarkojnë vetë në terren pasi kishin dyshime se disa oficerë policie i kishin “dekonspiruar”.

“Një rast në Elbasan, me bandat atje ku edhe Belgët janë shumë të interesuar. Një nga oficerët e policisë që kishte kryer veprime hetimore për ta vetë ishte i përgjuar pasi prokuroria dyshonte se kishte dhënë informacione. Prokurori kishte dhënë urdhër për përgjimin e tij.
Kur nisi procesi i vettingut u tha se do të sekuestrohen prona, miliona, resorte. A ishte i nevojshëm? Patjetër, por fryrja e madhe se do zbulojmë resorte dhe milionat. Edhe tre njerëzit e politikës që janë sot në burg nuk janë më të mëdhenjtë por në vorbull kanë pjesën e tyre,”-tha ajo ndër të tjera, por preferoi që të mos jepte emra. 

(k.m/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala klodiana lala

Sondazh

Poll