Aktualitet

I biri kërkoi hakmarrje/ E PLOTË- “Lili i Rrushkës”, si nisi PËRPLASJA me familjen Muçllari

25 Prill 2022, 15:28 Nga DOSJA
I biri kërkoi hakmarrje/ E PLOTË- “Lili i Rrushkës”,

POGRADEC– Hasmëria mes familjes Muçllari dhe “Lilit të Rrushkës” duket se nuk ka përfunduar me prangosjen e këtij të fundit! Djemtë e tij duan hakmarrje… Vera e vitit 2020 nuk ishte e qetë si gjithmonë në qytetin e vogël të Pogradecit. Më 1 dhe 9 gusht, pati dy përpjekje për eliminimimin e meshkujve të familjes Muçllari. Ku? Në pronat e tyre. Më 9 gusht, dy persona qëlluan mbi 50 herë me kallashnikov në drejtim të hotel “Voloreka” në Pogradec. Nga ky atentat u dëmtuan 6 makina dhe u thyen disa xhama të hotelit, megjithatë plumbave iu shpëtoi mrekullisht djali i pronarit në hotelit, pasi autorët qëlluan me armë në drejtim të dhomës ku flinte i riu.

Nga kush i erdhi mesazhi?

Ilir Berberi, i cili konsiderohet si “i forti” i Pogradecit, është një nga të akuzuarit kryesor, që ndodhet dhe pas hekurave të burgut, për dy sulmet me armë në hotel “Voloreka”, më 1 dhe 8 gusht. Ilir Berberi, i njohur ndryshe si “Lili i Rushkës”, së bashku me Meard Berberin dhe “Koron”, dyshohet se kanë organizuar sulmet me armë.

Pse nisi përplasja mes tyre?

E gjitha nisi në shkurt të vitit 2020, ku në Gjykatën e Pogradecit, së bashku me djalin e tij, Fierdeus Berberi, Meard Berberin dhe Xhuljano Topuzin, kërcënuar me jetë Jetmir Muçllarin, i cili do të dëshmonte në një porces gjyqësor kundër Mariglen Topuzit. Ky i fundit akuzohej për djegie makine. Këta persona e kanë kërcënuar Muçllarin se do ta vrsinin atë dhe djalin e tij, nëse do të dëshmonte kundër Mariglen Topuzit, i cili i kishte djegur makinën e të birit, Johanit.

“…teksa po shkoja para gjykatës, kam vënë re se kishte grumbullime të shumta njerëzish. Në këtë moment, kam njoftuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Pogradec, se disa persona më kishin zënë rrugën dhe nuk më linin të hyja në ambjentet e gjykatës, për të dhënë dëshminë……aty kanë qenë Ilir Berberi, djali i tij Firdeues Berberi, Xhuljano Topuzi dhe Meardi Berberi. Mua fillimisht më është afruar Firdeus, të cilin unë e njoh si djalin e “Lilit të Rushkës” dhe pasi më ka kapur nga krahu më ka thënë:”…ti nuk do të futesh për të dëshmuar, përdryshe do ta vrasim ty dhe djalin tënd…. Pas Firdeusit, më ka ardhur babai i tij, Ilir Berberi ose “Lili i Rushkës” dhe më ka thënë: “…nuk do të hysh në gjyq, kam ardhur tre herë për të takuar, por nuk më ke pranuar…,”-thoshtë biznesmeni në Polici. Jetmir Muçllari, ka treguar se më tej se nuk është tërhequr për dëshminë dhe tij dhe ka tentuar të futet në sallën e gjyqit, por nuk dëshmoi, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike që ndodhej. Megjithatë kundërshtarët e tij nuk e falën që u ktheu fjalën.

Pas kërcënimit të orës 10:40 të 10 shkurtit në derë të gjykatës dhe përplasjeve fizike, Muçllari bëri denoncim në komisariat. Ai kishte filmuar momentet e përplases, të cilat janë filmuar gjithashtu edhe nga kamerat e sigurisë së gjykatës. Për këtë ngjarje, policia shoqëroi Firdeus Berberin, Meard Berberin, Ilir Berberin dhe Xhuljano Topuzin. Por, 7 muaj më pas, vetëm dy pas daljes nga burgu i Mariglen Topuzit, grupi u bë sërish bashkë dhe vendosën që t’i dy atentet.

Megjithatë po atë vit, Ilir Berberi u arrestua nga forcat RENEA, i fshehur në një çadër që kishte ngritur në pyllin e Vërdovës. Ndërkohë që kërkohej kudo në qytet, “i forti” i Pogradecit qëndronte i fshehur në një çadër ngjyrë rozë në pyll, me bashkëshorten e tij dhe vajzën 3 vjeçe. Mesa duket, edhe pse i ati është në burg, i biri nuk e ka harruar hasmërinë. Sot, Fierdeus Berberi dhe shoku i tij, Greis Maxhari plagosën e armë zjarri Joan Muçllarin, pranë hotel “Kalasë” në Pogradec.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat në hotel voloreka ilir berberi jetmir muçllari lili i rushkes atentat në hotel voloreka ilir berberi jetmir muçllari lili i rushkes

Sondazh

Poll