Aktualitet

“Hasmi” s’u ndahet! Kush është i riu që i shpëtoi atentatit, i ati lutej për jetën e tyre

25 Prill 2022, 15:01 Nga DOSJA
“Hasmi” s’u ndahet! Kush është i riu që i

POGRADEC– Johan Muçllarit është tentuar t’i merret jeta sot. I riu ka shkuar vetë në spital, duke bërë me dije se ndaj tij kishin qëlluar me armë zjarri dy hasmit e tij, Fideus Berberi dhe Grejsi Maxhari. Por kjo nuk është hera e parë që tentohet eliminimi i meshkujve të familjes Muçllari. Gjatë vitit 2020, Jetmir Muçllari ka denoncuar se kanë tentuar disa herë që ta eliminojnë atë dhe djemtë e tij, ndaj dhe ka kërkuar mbrojtje nga Policia e Shtetit.

Në vetëm 7 ditë hotel “Voloreka” në pronësi të Jetmir Muçllari, u godit dy herë në datat 1 dhe 8 gusht në Pogradec. Për ngjarjen, Policia arrestoi gjithsej 7 persona të cilët janë: Meard Berberi, Anterio Kaloshi, Ervin Kalaja, Ilir Berberi, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi. Ilir Berberi së bashku me vëllain e tij, Meard Berberin kanë organizuar atentatet. Anterio Kaloshin ka qenë në rolin e ekzekutorit.

Autorët nuk kanë dashur që pronari i hotelit, Jetmir Muçollari të dëshmonte në një seancë gjyqësore, por kur kanë hasur rezistencën e tij, kanë organizuar sulmin me armë. Në atentatin e datës 8 gusht ata kishin si synim të vrisnin djalin e pronarit të hotelit. Autorët qëlluan në drejtim të godinës, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

Megjithatë kjo nuk është hera e vetme që Jetmir Muçllari është tentuar që të eliminohej. Ai ka pasur konflikte të mëparshme. Në vitin 2013, Muçllari është qëlluar me armë nga Edmond Fezollari, por ka ia doli që të mbijetonte. Ndërkohë që nga ngjarjet e fundit kanë kaluar 2 vite, duket se hasmi nuk e ka harruar dhe tenton ta godasë hera-herës, sapo ka mundësi. Ndërkohë që Policia dhe asnjë instancë tjetër nuk po e shuan dot konfliktin që ka nisur mes familjeve.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat johan muçllarit jetmir muçllari atentat johan muçllarit jetmir muçllari

Sondazh

Poll