Bota

Udhëheqësit afrikanë urojnë Macron për fitoren në zgjedhje

25 Prill 2022, 07:27 Nga DOSJA
Udhëheqësit afrikanë urojnë Macron për fitoren në

FRANCË- Udhëheqësit afrikanë po urojnë presidentin francez Emmanuel Macron për rizgjedhjen e tij pas një fitoreje bindëse ndaj rivales Marine Le Pen.

Sipas BBC, Presidenti i Senegalit Macky Sall, kryetari aktual i Bashkimit Afrikan, uroi përmes Tëitter-it Macron.

“E përgëzoj ngrohtësisht Presidentin Emmanuel Macron për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale. I uroj sukses në ushtrimin e mandatit të dytë,”-shkruajti ai.

Kryeministri i Etiopisë Abiy Ahmed gjithashtu përmes Tëitterit tha se mezi priste të punonte me Macron për të forcuar lidhjet midis dy vendeve.

“Urime mikut tim të mirë President Emmanuel Macron në rizgjedhjen e tij të suksesshme dhe historike. Pres me padurim marrëdhëniet e vazhdueshme të forcuara mes dy vendeve tona”-shkruan ai.

Nuk mungoi as urimi nga Paul Kagame president i Ruandës.

“Urime për rizgjedhjen e merituar Presidenti Macron. Ky është një testament për udhëheqjen tuaj vizionare që kërkon të bashkojë dhe jo të përçajë. Ruanda pret partneritete edhe më të forta midis njerëzve dhe kombeve tona,”-shkruan ai.

Congratulations on your well-deserved re-election President @EmmanuelMacron. This is a testament to your visionary leadership that seeks to unite and not divide. Rwanda looks forward to even more and stronger partnerships between our people and nations.

— Paul Kagame (@PaulKagame) April 25, 2022

Macron është presidenti i parë francez në 20 vjet që është rizgjedhur.

LAJMI KRYESOR: Macron rizgjidhet president i Francës! Fitorja me SFIDA, raundi i 3 s’do jetë i lehtë

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota abiy ahmed emmanuel macron macky sall paul kagame abiy ahmed emmanuel macron macky sall paul kagame

Sondazh

Poll