Aktualitet

Shpërthim me tritol në katin e parë të një hoteli në Sarandë, pronari u vra në Spanjë

24 Prill 2022, 20:40 Nga DOSJA
Shpërthim me tritol në katin e parë të një hoteli

SARANDË– Një sasi tritoli ka shpërthyer në katin e parë të një hoteli. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.1, Sarandë, në zonën e Kanalit të Cuckës rreth orës 21:45 në hotelin që rezulton të jetë në pronësi të personit me inicialet N.Y.., familje e Pajtim Yzeirit që u vra në Spanjë në vitin 2001. Paraprakisht raportohet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Ende nuk dihet se kush mund të ketë vendosur lëndën plasëse në hyrjen e këtij hoteli dhe arsyeja. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.04.2022, rreth orës 21:45,  në lagjen nr.1, Sarandë, në katin e parë të një hotelit, në pronësi të shtetasit N. Y., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Sot iu vu tritoli, pronari i hotelit u vra në Spanjë, iu pre koka

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet tritol hotelit ne sarande tritol hotelit ne sarande

Sondazh

Poll