Aktualitet

PD zgjedh 5 krerë degësh, Bulqiza voton të martën (Emrat-kandidatët)

24 Prill 2022, 07:34 Nga DOSJA
PD zgjedh 5 krerë degësh, Bulqiza voton të martën

BULQIZË– Ditën e sotme demokratët zgjedhën me votë kryetarët e Partisë Demokratike në 5 degë në vend. Fillimisht procesi ishte parashikuar që të zhvillohej edhe në Bulqizë mirëpo u shtynë për ditën e martë. Shkak janë bërë përplasjet mes kandidatëve për numrin e anëtarëve në lista. Partia Demokratike njoftoi se nuk u arrit fryma konsensuale për procedurat e zgjedhjevem ndaj ishte e pamundur që të zhvilloheshin sot. Më herët, kandidati Fatos Hoxha deklaroi se në lista ishin shtuar rreth 500 anëtarë më shumë se ç’ishin në dhjetor. 

Procesi ka vijuar normalisht në në Maliq të Korçës. Ishin 2 qendra votimi, një në qytetin e Maliqit dhe një në fshatin Pojan ku janë 2200 anëtarë me të drejtë vote. Dy kandidatët përballë njëri tjetrit ishin Nevjon Kodrasi sekretar i degës Maliq dhe aktivist në këtë parti prej vitesh si dhe Elidon Lika anëtar dhe aktivist i kësaj partie prej vitit 1990. Po ashtu, procesi po vijoi në Krujë, Belsh, Vorë dhe në Tiranë.

Pas përfundimit të numërimit të votave u bë me dije se Kryetar i PD Dega Belsh u shpall Dritan Flamur Cani me 94% të votave, ndërsa Kryetar i PD Dega Maliq u shpall Nevjon Xhevdet Kodrasi me 86% të votave. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega Vorë u shpall Pëllumb Ibrahim Brusha me 80% të votave, kurse Kryetar i PD Krujë, mes 5 kandidaturave u shpall Xhevair Sali Bilja me 41% të votave. Në Tiranë në degën nr.14 kryesoi Besim Mexhit Kuka me 78% të votave.

Kandidatët për 5 degët ishin:

Krujë

Agim Kodra

Ardit Berberi

Hysen Varoshi

Sonila Shullazi

Xhevair Bilja

Belsh

Dritan Cani

Nertila Uruci

Maliq

Elidon Lika

Nevjon Kodrasi

Tirana 14

Besim Kuka

Migena Kazdede

Vorë

Elion Zguri

Pëllumb Brusha

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

EMRAT/ Zgjidhen krerët e degëve të PD në Belsh, Maliq, Vorë dhe Krujë

Zgjedhjet/PD: Procesi vijon normalisht, në Bulqizë s’kishte konsensus, zhvillohen të martën

Tërhiqet nga gara kandidati i PD në Shkodër/Kopliku: Kisha pak kohë për t’i bindur votuesit

LAJM I FUNDIT/ Shtyhen zgjedhjet për kreun e degës së PD në Bulqizë

Zgjedhje për kreun e degës së PD në Belsh! Kandidati Cani: Ka prezencë të lartë votuesish

Zgjedhjet në Bulqizë/Demokrati: Më kanë fshirë nga lista, jam me 3 tesera, sot dal komunist

Ende s’ka nisur votimi në Bulqizë! Kandidati për kreun e PD: Janë shtuar 500 emra në listë

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore zgjedhje ne deget e pd zgjedhje ne deget e pd

Sondazh

Poll