Bota

BBC: Franca, një vend i ndarë dhe i pakënaqur, Macron e pret hakmarrja në qershor

24 Prill 2022, 19:32 Nga DOSJA
BBC: Franca, një vend i ndarë dhe i pakënaqur, Macron e pret

FRANCË– BBC e konsideron një fitore të qartë të Presidentit Emmanuel Macron. Në një analizë nga Hugh Schofield, shkruhet se epërsia e tij ndaj Marine Le Pen është mjaft e madhe për të qenë e paqartë dhe për ta lejuar atë të nisë një mandat të dytë me besim. Sipas analizës së reporterit të BBC, e djathta ekstreme rezultoi se ishte mbivlerësuar në sondazhe, psavarësisht se është rezultati më i madh që ka marrë ndonjëherë kampi nacionalist. Por, duke parë përqindjen shumë të lartë të abstenimeve dhe fletëvotimeve të prishura, dilet në përfundimin se kemi të bëjmë me një vend të ndarë dhe të pakënaqur.

Analiza e BBC:

Kjo është një fitore e qartë për presidentin Macron: epërsia e tij ndaj Marine Le Pen është mjaft e madhe për të qenë e paqartë dhe për ta lejuar atë të nisë një mandat të dytë me besim. Në fund, kërcënimi nga e djathta ekstreme rezultoi se ishte mbivlerësuar në sondazhe. Megjithatë, ai është ende rezultati më i madh ndonjëherë nga kampi nacionalist. E kombinuar me përqindjen shumë të lartë të abstenimeve dhe fletëvotimeve të prishura, konfirmon përshtypjen e një vendi të ndarë dhe të pakënaqur. Si Marine Le Pen, ashtu edhe kandidati i ekstremit të majtë Jean-Luc Mélenchon i cili u eliminua në raundin e parë janë zotuar se do të hakmerren ndaj presidentit Macron në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në qershor.

LAJM KRYESOR:Macron drejt mandatit të dytë! Le Pen pranon humbjen, Parisi feston (Zhvillimet)

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emmanuel macron marine le pen zgjedhjet ne france 2022 emmanuel macron marine le pen zgjedhjet ne france 2022

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2022, 18:06

Përfundon votimi në Francë

FRANCË– Qendrat e votimit janë mbyllur në zgjedhjet presidenciale franceze, me votuesit që zgjedhin midis centristit Emmanuel Macron dhe sfidueses së...