Aktualitet

Prag tragjedie! Burri qëllon me armë drejt bashkëfshatarëve për kanalin, plagos njërin

24 Prill 2022, 14:20 Nga DOSJA
Prag tragjedie! Burri qëllon me armë drejt bashkëfshatarëve

KUKËS– Festim Axhami, 46-vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në fshatin Shtiqen të Kukësit, aty ku një sherr për kanalet e ujit vaditës mund të kishte përfunduar në tragjedi. Ermli Murtati, banor i fshatit Shtiqen, 56 vjeç u konfliktua këtë pasdite me thuajse të gjithë bashkëfshataret e tij që po gërmonin kanal për të futur tuba në kanalet vaditës. Murtati ka kundërshtuar me forcë hapjen e kanalit, pasi ia dëmtonte rrugën e varrezave të lagjes së tij, por fqinjët e tij nuk janë zmbrapsur.

Sherri mes tyre ka kaluar nga ai verbal, në fizik. Në përleshje e sipër me bashkëfshatarët, Murtati ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar drejt turmës. Plumbi kapi në këmbë një prej banorëve të fshatit, Festim Axhami, 46 vjeç.

Në këtë moment, personat e tjerë të pranishëm i janë sulur Murtatit për t’i hequr armën nga dora dhe janë përleshur sërish me të. Pistoletën ia morën, por i shkaktuan edhe plagë në kokë për shkak të dhunës. Edhe pse i dëmtuar, 56-vjeçari ka lënë të shtrirë bashkëfshatarin që kishte plagosur, Festim Axhamin dhe është larguar në mënyrë që polciia të mos e vinte në pranga. Por, rrugës ka humbur ndjenjat dhe familjarët e kanë dërguar në spitalin e Kukësit, aty ku dhe iu vunë prangat. Në të njëjtin spital kurohet edhe Axhami, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka marrë në komisariat të gjithë të përfshirët në sherr për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

EMRI/ Plagosja me armë në Kukës, identifikohet dhe arrestohet autori

EMRI/ Kush është 34-vjeçari që u plagos në Kukës, sherri nisi për pronën

VIDEO- Arma në tokë, dalin pamjet e para nga Kukësi, vendi ku ndodhi plagosja

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ermli murtati festim axhami plagoset festim axhami plagosje me arme ne kukes ermli murtati festim axhami plagoset festim axhami plagosje me arme ne kukes

Sondazh

Poll