Bota

Pas Covidit “shpërthen” Ebola në Kongo

24 Prill 2022, 09:37 Nga DOSJA
Pas Covidit “shpërthen” Ebola në Kongo

KONGO- Ministria e Shëndetësisë së Kongos, ka njoftuar se është zbuluar një rast me virusin ‘Embola’. Bëhet fjalë për një studente 31-vjeçare, e cila u infektua e më pas ndërroi jetë. Testet laboratorike në Badaka, të konfirmuara nga Instituti kombëtar i INRB treguan se ajo ishte infektuar me Ebola. Sipas Sky News, shkencëtarët vendas dhe ata të ministrisë po monitorojnë tashmë rreth 74 persona, ndërsa qëllimi është që “të kontrollohet kjo epidemi sa më shpejt të jetë e mundur”.

Në vitin 2021, një shpërthim Ebola i deklaruar në Benny (lindje) zgjati dy muaj e nëntë ditë, me 11 raste të konfirmuara, nga të cilat 9 ishin fatale.

Virusi Ebola, i identifikuar për herë të parë në vitin 1976 në Zaire transmetohet te njerëzit nga kafshët e infektuara. Transmetimi nga njeriu te njeriu ndodh nëpërmjet lëngjeve trupore. Simptomat kryesore janë temperaturë e lartë e vazhdueshme, të vjella, gjakderdhje dhe diarre.

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ebola kongo ebola kongo

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2022, 06:17

Blinken dhe Lloyd Austin vizitojnë sot Kievin

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin do të vizitojnë Kievin të dielën, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...