Bota

Vizita e sekretarit të OKB-së në Turqi! Zelenskyy: E palogjikshme, duhet të vinte këtu

24 Prill 2022, 05:57 Nga DOSJA
Vizita e sekretarit të OKB-së në Turqi! Zelenskyy: E

UKRAINË– Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të vizitojë Turqinë para se të shkojë në Moskë dhe Kiev. Sipas një deklarate të OKB-së, Antonio Guterres do të vizitojë Ankaranë të hënën ku do të takohet me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan. Më pas ai do të shkojë në Moskë të martën ku do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin dhe do të ketë një drekë pune ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov. Ndalesa e tij e fundit më pas do të jetë në Kiev të enjten, ku do të takohet me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba.

Presidenti i Ukrainës i shikon këto lëvizje si të palogjikshme. Zelenskyy nuk është dakord me faktin që gjenerali i Sigurisë së OKB-së, të vizitojë Rusinë përpara Ukrainës. Ai tha se do të kishte kuptim që Guterres të shihte mizoritë në Ukrainë përpara se të shkonte në Rusi për të bërë pyetje. 

LAJMI KRYESOR: 60 ditë luftë! Blinken sot në Kiev, Zelenskyy: Nëse vriten ushtarët ndërpresim bisedimet

(a.b)/dosja.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antonio guterres lufta ukraine-rusi volodomir zelenskyy antonio guterres lufta ukraine-rusi volodomir zelenskyy

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2022, 06:17

Blinken dhe Lloyd Austin vizitojnë sot Kievin

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin do të vizitojnë Kievin të dielën, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...