Sport

Zgjedhja e presidentit/ Didier Drogba u mund, fitoi Idriss Diallo!

24 Prill 2022, 06:43 Nga DOSJA

BREGU I FILDISHTE – Didier Drogba nuk do të jetë president i Federatës së Futbollit të Fildishtë. Idhulli i popullit në këtë vend afrikan u eliminua që në raundin e parë.

Ai mori vetëm 16.54% të votave kundrejt 39.37% për Sory Diabaté dhe 46.46% për Idris Diallo. Drogba nuk mundi të kthente një prognozë që ishte kryesisht e pafavorshme për të.

Duke mos marrë askush shumicën e votave, Diabaté dhe Diallo luftuan njëri-tjetrin në raundin e dytë. Dhe ishte Diallo ai që fitoi në balotazh me dy vota (51% kundër 49%), duke fituar kështu të drejtën të udhëheqë futbollin e këtij vendi për katër vitet e ardhshme.

Drogba do të duhet të përdorë këtë periudhë për të krijuar lidhje me aktorët lokalë, për t’u afruar me votuesit në mënyrë që të shpresojë të fitojë në zgjedhjet e ardhshme.

Didier ishte shumë larg realitetit për të fituar këto zgjedhje, ndryshe nga Samuel Eto’o, i cili kishte punuar në terren për muaj të tërë përpara se të fitonte zgjedhjes si president i Federatës së Kamerunit. Ylli i “Luanëve të Paepur” është një shembull që Drogba duhet të ndjekë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport amad diallo didier drogba drogba amad diallo didier drogba drogba

Sondazh

Poll