Bota

Shpërthim në rafinerinë e naftës në Nigeri, digjen të gjallë më shumë se 100 persona

23 Prill 2022, 21:02 Nga DOSJA
Shpërthim në rafinerinë e naftës në Nigeri, digjen

NIGERI- Më shumë se 100 njerëz u vranë gjatë natës në një shpërthim në një depo të paligjshme të përpunimit të naftës në shtetin Rivers të Nigerisë. Aljazeera shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur një zyrtar i qeverisë lokale dhe një grup mjedisor.

Shpërthimi i zjarrit ndodhi në një vend të paligjshëm bunkerimi dhe preku më shumë se 100 njerëz të cilët u dogjën përtej njohjes”, tha të shtunën komisioneri shtetëror për burimet e naftës, Goodluck Opiah.

Papunësia dhe varfëria në deltën e Nigerit që prodhon naftë e kanë bërë rafinimin e paligjshëm të naftës bruto një biznes tërheqës, por me pasoja vdekjeprurëse. Nafta e papërpunuar merret nga një rrjet tubacionesh në pronësi të kompanive të mëdha të naftës dhe rafinohet në produkte në rezervuarë të improvizuar.

Procesi i rrezikshëm ka çuar në shumë aksidente fatale dhe ka ndotur një rajon tashmë të dëmtuar nga derdhjet e naftës në toka bujqësore, përrenj dhe laguna. Qendra për Mbrojtjen e Rinisë dhe Mjedisit tha se disa automjete që ishin në radhë për të blerë karburant ilegal u dogjën në shpërthim.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota goodluck opiah shperthim ne nigeri goodluck opiah shperthim ne nigeri

Sondazh

Poll

Bota 23 Prill 2022, 20:30

Si është të jesh familja e Alexey Navalny?

RUSI- Familja e disidentit rus Alexey Navalny ka mbështetur gjithmonë përpjekjet e tij për të luftuar udhëheqjen e korruptuar të presidentit rus Vladimir Putin....