Bota

OSBE: Vëzhguesit tanë janë arrestuar në Ukrainën lindore

23 Prill 2022, 20:35 Nga DOSJA
OSBE: Vëzhguesit tanë janë arrestuar në Ukrainën

UKRAINË- Shumë vëzhgues ushtarakë ndërkombëtarë nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) janë arrestuar në Ukrainë. BBC shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur vetë organizatë me anë të një njoftimi.

“OSBE është jashtëzakonisht e shqetësuar që një numri anëtarësh të misionit kombëtar SMM [Misioni Special i Monitorimit] janë privuar nga liria në Donetsk dhe Luhansk,” tha organizata me bazë në Vjenë.

Organizata shtoi se po përdor të gjitha kanalet në dispozicion për të lehtësuar lirimin e stafit të saj, por nuk dha më shumë detaje. Në një deklaratë të veçantë dje, misioni i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE dënoi raportet alarmante se forcat ruse kanë marrë robër anëtarët e stafit të SMM.

Organizata thotë se vëzhguesit e saj atje kanë një mision civil të paarmatosur për të vëzhguar dhe raportuar në mënyrë të paanshme dhe objektive mbi situatën. OSBE-ja vendosi misionin e saj në Ukrainën lindore në vitin 2014, por mandati i saj skadoi më 31 mars të këtij viti pasi Rusia e akuzoi atë për njëanshmëri dhe bllokoi zgjatjen e tij.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Nis evakuimi në Mariupol, Rusia akuzon SHBA-në Zelensky: Ky është vetëm fillimi

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi osbe lufta ukraine-rusi osbe

Sondazh

Poll

Bota 23 Prill 2022, 20:30

Si është të jesh familja e Alexey Navalny?

RUSI- Familja e disidentit rus Alexey Navalny ka mbështetur gjithmonë përpjekjet e tij për të luftuar udhëheqjen e korruptuar të presidentit rus Vladimir Putin....