Bota

Viktimat civile teksa Rusia bombardon Kharkiv, humbin jetën dy persona

23 Prill 2022, 19:54 Nga DOSJA
Viktimat civile teksa Rusia bombardon Kharkiv, humbin jetën dy persona

UKRAINË- Guvernatori rajonal i Kharkiv-it, Oleh Synehubov, thotë se bombardimet e rënda ruse të qytetit të dytë të Ukrainës, Kharkiv-it kanë vrarë dy persona dhe kanë plagosur 19 të tjerë. BBC shkruan se një magazinë për mallra çeliku mori flakë dhe disa makina u shkatërruan gjithashtu në sulmin në zonat civile.

Gati dy muaj granatime ruse tashmë kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën e Kharkiv. Qyteti industrial verilindor shtrihet 42 km (26 milje) nga kufiri rus. Shumica e banorëve të saj përdorin rusishten si gjuhë të parë. Në postimin e tij në Telegram, guvernatori Synehubov tha se forcat ukrainase duke kundërsulmuar në veri të qytetit i dëbuan trupat ruse nga tre fshatra – Bezruki, Slatine dhe Prudyanka.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Nis evakuimi në Mariupol, Rusia akuzon SHBA-në Zelensky: Ky është vetëm fillimi

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi oleh synehubov lufta ukraine-rusi oleh synehubov

Sondazh

Poll