Bota

Zyrtarët ukrainas: Qytetarët e Mariupolit janë deportuar me forcë në Lindjen e Largët

23 Prill 2022, 20:40 Nga DOSJA
Zyrtarët ukrainas: Qytetarët e Mariupolit janë deportuar me

UKRAINË- Zyrtarët ukrainas pohuan të shtunën se Rusia ka dëbuar me forcë qytetarët e Mariupolit në Primorsky Krai në rajonin e Lindjes së Largët të Rusisë. CNN shkruan se sipas Denisova, vullnetarët i thanë asaj se një tren mbërriti në qytetin e Nakhodka më 21 prill me 308 ukrainas nga Mariupol, duke përfshirë nëna me fëmijë të vegjël, njerëz me aftësi të kufizuara dhe studentë.

Rusia dërgoi qytetarët e Ukrainës të dëbuar me forcë nga Mariupol në Krai Primorsky  8,000 kilometra larg atdheut”, tha Lyudmyla Denisova, Komisionerja e Parlamentit të Ukrainës për të Drejtat e Njeriut.

Sipas Denisova, vullnetarët i thanë asaj se një tren mbërriti në qytetin e Nakhodka më 21 prill me 308 ukrainas nga Mariupol, duke përfshirë nëna me fëmijë të vegjël, njerëz me aftësi të kufizuara dhe studentë. Denisova gjithashtu përfshiu foto që tregonin mbërritjen e qytetarëve ukrainas në stacionin e trenit në postimin e saj në Telegram.

Petro Andriushchenko, një këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, pohoi gjithashtu më 21 prill, rusët sollën 308 banorë të deportuar të Mariupolit në Vladivostok. Postimi zyrtar në telegram i kryebashkiakut të Mariopulit thoshte se 90 nga 308 banorët e dëbuar ishin fëmijë.

“Njerëzit u vendosën në shkolla dhe konvikte. Më vonë është planifikuar të dërgohen në vendbanime të ndryshme të Krai Primorsky”, thuhet në postimin në Telegram të kryetarit të bashkisë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Nis evakuimi në Mariupol, Rusia akuzon SHBA-në Zelensky: Ky është vetëm fillimi

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lyudmyla denisova petro andriushchenko lufta ukraine-rusi lyudmyla denisova petro andriushchenko

Sondazh

Poll

Bota 23 Prill 2022, 20:30

Si është të jesh familja e Alexey Navalny?

RUSI- Familja e disidentit rus Alexey Navalny ka mbështetur gjithmonë përpjekjet e tij për të luftuar udhëheqjen e korruptuar të presidentit rus Vladimir Putin....