Politike

“Mos u katandisttë askush si ju”, Bici-Berishës: Po të sqaroj për hir të moshës, tritoli nuk plas vetë

16 Korrik 2019, 19:28 Nga DOSJA
“Mos u katandisttë askush si ju”, Bici-Berishës: Po

TIRANË– Kryinspektorja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha pasi ky I fundit bëri një denoncim në rrjetet sociale për shpërthimin e një tritoli.

Në një status në rrjetet sociale, teksa ka publikuar fotos e denoncimit të bërë nga ish-kryeministri Berisha, Biic shkruan se këtë të fundit e ka marrë dalldia.

Ajo shton më tej se nuk ja uron askujt që të katandiset si Berisha dhe se poe sqaron se materiali plasës nuk mbahet në makina si çantë dore, asnjë makinë e IKMT nuk vepron pa urdhër dhe natën dhe se materiali plasës nuk plas vetë, vetëm për shkak të moshës që ka ish-kryeministri.

Statusi i Bicit

Ish Kryeminister! Z. Ish President! Z. Ish kryetar i PD!

Po reagojme vetem ne respekt te moshes suaj, me trishtimin e thelle qe ka persona anonime ne kete vend qe guxojne dhe bejne shaka (nuk perdorim dot fjalen “tallen”) me njerez te moshuar si Ju. E dime qe nuk ju duhen sqarimet dhe te vertetat, sepse do u mjaftonte nje telefonate per te vertetuar genjeshtren e mesazhit qe ju ka ardhur, por po ju bejme me dije pak te dhena, sa per te mos u turperuar ne ndonje mesazh tjeter te ngjashem, qe do nxitoni ta publikoni: 
1. Materiali plases nuk mbahet ne makina si cante dore
2. Asnje makine e IKMT nuk vepron pa urdher dhe naten
3. Materiali plases nuk plas vete
Keto nga ana teknike. Per gjithcka tjeter, nuk i lutemi Zotit t’ju fale se nuk dini se ç’beni, sepse ne fakt ju e dini mire se c’beni. Lutemi qe dalldia juaj te marre fund, sepse nuk ia urojme askujt katandisjen tuaj.

Ish-kryeministri Sali berisha publikoi mesahzin e një qytetari anonym ku shkruhej se teksa punonjës të IKMT-së po shembnin banesat në Astir, një tritol ka shpërthyer në makinën e tyre.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dallendyshe bici perplasja bici-berisha sali berisha dallendyshe bici perplasja bici-berisha sali berisha

Sondazh

Poll