Politike

“Një vulë e zezë”, Basha flet pë raportin e ODIHR dhe 30 qershorin: Protesta më e madhë kundër Ramës

16 Korrik 2019, 17:00 Nga DOSJA
“Një vulë e zezë”, Basha flet pë raportin e

BERAT– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Berat në zonën e Ujrës Vajgurore dhe në Kuçovë. Gjatë takimit kryedemokrati foli për zgjehdjet e 30 qershorit dhe për raportin e ODIHR të cilin e cilësoi si nëj vulë të zezë.

Basha u shpreh se mënyra se si shqiptarët e refuzuan kryeministrin Edi Rama më datë 30 qershor nuk ka ndodhur asnjëherë në këto tre dekada.

Kryedemokrati e cilësoi 30 qershorin si protestën më të madhe kombëtare kundër Ramës.

Pjesë nga fjala e Bashës

Ajo që ka ndodhur në 30 Qershor, nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada. Braktisja dhe refuzimi i Edi Ramës ka qenë në proporcione masive. Askush nuk është refuzuar si Edi Rama dhe regjimi i tij.

Në ketë refuzim gjejnë shprehje disa prej problemeve kryesore, për të cilat jemi angazhuar në këtë aksion të paprecedentë politik.

E vetmja votë e pastër e 30 qershorit është vota e atyre që nuk dolën. Mesazhi është ai që është bërë refren deri edhe për fëmijët: Rama ik.

Raporti i ODIHR është vula më e zezë që kanë marrë ndonjëherë zgjedhjet në Shqipëri dhe Ballkan.

30 qershori nuk mund të prodhojë asnjë pasojë juridike përveçse ndaj atyre që kanë shpërdorur burimet shtetërore në një proces farsë, duke nisur nga paratë që kanë hedhur në një proces të pligjshëm.

Po të kishim një prokuror të ndershëm dhe me integritet, sot, të gjithë këta persona, duke nisur me Edi Ramën, me KQZ, me ministritë e përfshira, do të ishin nën hetim për shpërdorim detyre dhe shpërdorim financiar

Së fundmi kryedemokrati ka zhvilluar një takim të shkurtër me presidentin Ilir Meta.

Pas këtij takimi, Basha pranoi 13 tetorin si datë zgjedhjesh. “Është një mundësi për të dalë nga kriza politike,”- u shpreh kreu i PD-së pas takimit me Metën. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne berat basha takim me strukturat lulzim basha basha ne berat basha takim me strukturat lulzim basha

Sondazh

Poll