Politike

Shehaj vijon replikat me ministrinë e Financave: Vendim bandit, po rrjepni shqiptarët

16 Korrik 2019, 17:58 Nga DOSJA
Shehaj vijon replikat me ministrinë e Financave: Vendim bandit, po rrjepni

TIRANË– Ish-deputeti i PD Agron Shehaj vijon replikat me ministrinë e finacave. Me anë të një statusi në “Facebook” Shehaj shprehet se koncesioni i pompave të naftës është bërë për të vjedhur Rama dhe të afërmit e tij.

Ai thekson se po vërtetohet edhe njëherë se Rama i bën koncesionet për të vjedhur e grabitur, bashkë me të afërmit e tij, duke shtuar se nëse do të kishte Prokurori të pavarur, do të kishim sot njerëz në burg për të tilla grabitje.

Postimi i Agron Shehajt:

Pas denoncimit të Partisë Demokratike, qeveria beri një sqarim që, në fakt, konfirmoi të gjitha akuzat tona për koncesionin korruptiv të inspektimit të pompave të naftës. Sqarimi është dëshmi e arrogancës për të vjedhur dhe e frymës kundër shtetit të së drejtës.

Qeveria pranoi sot se Gjykata Administrative urdhëroi ministrinë te anullonte tenderin dhe të ribënte termat të referencës të tenderit, sepse ishin në kundërshtim me ligjin. Ministria e Financave jo vetëm nuk zbatoi vendimin e gjykatës, por shpalli fitues kompaninë Noa Control per të cilën janë paracaktuar kriteret e tenderit.

Ministria e Financave e shpërfilli vendimin e gjykatës me pretendimin se vendimi nuk është bërë ende përfundimtar nga Gjykata e Apelit! Ky është mentaliltet kriminal, bandit dhe antishtet. Qeveria deklaroi, gjitashtu, se mund ta prishë kontratën, kur të dojë pa pasojë. Njësoj siç bëri në rastin Becheti dhe tani qytetarët, jo Edi Rama, do të paguajnë 130 milionë euro. Përsëri, mentalitet kriminal.

Koncesioni i pompave të naftës është bërë vetëm për të vjedhur. Prapa tij qëndrojnë të afërm të Kryeministrit Rama, i cili është personi i vërtetë që ka urdhëruar këtë grabitje. Kjo qeveri po i rrjep shqiptarët në mënyrë kriminale.

Sikur të kishim prokurori të pavarur, ajo do të kishte filluar menjëherë hetimet për të zbuluar se në xhepat e kujt do të shkojnë paratë që u vidhen shqiptarëve.

Ditën e sotme Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka dhënë një tjetër kontratë koncesionare që bën fjalë për kontrollin e pompave të karburanteve, kompaninë Noa Control shpk.Ndërsa ministrja e Finanacave Anila Denaj hedh poshtë akuzat e PD, duke deklaruar se nuk do të ketë rritje të çmimit të karburanteve.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron shehaj anila denaj rritja e cmimit te naftes agron shehaj anila denaj rritja e cmimit te naftes

Sondazh

Poll