Bota

‘Kanë plagë të lehta’,Drejtori i Qendrës Shëndetësore flet për të lënduarit nga tërmeti

23 Prill 2022, 05:41 Nga DOSJA
‘Kanë plagë të lehta’,Drejtori i Qendrës

BOSNJE HERCEGOVINË- Drejtori i Qendrës Shëndetësore në Stolac të Bosnjes, Kazimir Raguz, tha se përveç 28-vjeçares nuk ka viktima të tjera të raportuara nga tërmeti i mbrëmshëm.

Sonte rreth orës 23 ka ndodhur një tërmet i fuqishëm. Disa të lënduar janë paraqitur në qendrën tonë. Një person ka qenë i lënduar rëndë dhe e kemi transportuar për në spitalin e Mostarit dhe disa të tjerë kanë pasur lëndime më të lehta”, tha Raguz.

Ai nuk ka dhënë shumë detaje për viktimën por lajmin e kanë konfirmuar për mediat vendase familjarët e saj. Raguz u shpreh se janë në gadishmëri dhe të përgatitur për të pritur të lënduarit nga tërmeti.

“Kemi ardhur sonte këtu me katër ekipe emergjente, jemi të gatshëm që të reagojmë nëse duhet për raste të tjera. Ajo që dimë nga terreni është së ka pasur rrëshqitje të vogla të dheut, disa dëmtime të fasadave, etj. Mbrojtja civile do të vlerësojë më tej gjendjen në terren dhe do të ndihmojë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë”, ka thënë ai.

Kur ka folur për lëndimet e qytetarëve ai ka treguar se bëhet fjalë për gërvishje, ndrydhje kyçesh, etj, e ku pasi kanë marrë ndihmën e parë janë kthyer në shtëpi.

LAJMI KRYESOR/ Tërmeti 6 ballë trondit Bosnjën, shënohet viktima e parë, lëkundjet ndjehen në Shqipëri

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kazimir raguz termet ne bosnje-hercegovine kazimir raguz termet ne bosnje-hercegovine

Sondazh

Poll