Bota

Lufta, zyra e prokurorit të Ukrainës hap hetimin për granatimet ruse në Sloviansk

22 Prill 2022, 20:49 Nga DOSJA
Lufta, zyra e prokurorit të Ukrainës hap hetimin për granatimet

UKRAINË- Zyra e prokurorit të Ukrainës ka nisur një hetim mbi bombardimin e dyshuar të qytetit Sloviansk nga ushtria ruse me municione thërrmuese, tha ajo në Telegram të premten. CNN shkruan se sipas të dhënave paraprake, trupat ruse përdorën “Tochka-U”, një sistem raketash me një kokë lufte grumbulluese, shtohet deklarata.

Një hetim paraprak ka vërtetuar se më 22 prill 2022, forcat e armatosura ruse kryen një tjetër granatim të qytetit Sloviansk në rajonin e Donjeckut. Si rezultat i veprimeve të pushtuesve u dëmtua një ndërtesë e shkollës së mesme dhe disa ndërtesa banimi. ”, thuhet në deklaratë.

Përdorimi i municioneve thërrmuese – të cilat shpërndajnë nënmunicione në një zonë të gjerë – është i ndaluar nga shumë vende. Rusia dhe Ukraina nuk janë nënshkruese të një konvente ndërkombëtare që ndalon përdorimin e tyre.

Lajmi kryesor/ LUFTA/ Rusia vë nën kontroll jugun, Zelenskyy: U kundërshtua armëpushimi për Pashkët

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi tochka-u lufta ukraine-rusi tochka-u

Sondazh

Poll