Bota

Rikthehet në Moskë e përfolura si e dashura sekrete e Putin, mediat: Kanë të njëjtin kirurg

22 Prill 2022, 20:54 Nga DOSJA
Rikthehet në Moskë e përfolura si e dashura sekrete e Putin,

RUSI– Medalistja e artë olimpike Alina Kabaeva, 38 vjeç është riparë në Moskë pas raportimeve se ishte fshehur në një shtëpi private në Zvicër apo nën ndonjë bunker bërthamor Siberian. Mediat e huaja shkruajnë se e shumëpërfolura si e dashura sekrete e Presidentit të Rusisë, Vladimir Purtin ishte prezente në një provë të gjimnastikës ritmike për të rinj në “VTB Arena” të Moskës përpara “Festivalit Alina”.

Kabaeva besohet se është nëna e 4 fëmijëve të Putinit, të cilët ai kurrë nuk i ka njohur zyrtarisht. Por, gjëja që për të cilën po flasin mediat ruse tani janë ndërhyrjet estetike që janë vënë rë në fytyrën e gjimnastes. Madje Cosmopolitan shkruan se ajo mund të jetë duke përdorur të njëjtin kirurg si Putin.

“Diçka vërtet ka ndryshuar në fytyrën e Kabaevës… atletja legjendare ishte dukshëm më e bukur. Alina Kabaeva është një nga gratë më misterioze dhe më të fshehta në vendin tonë. Gjimnastja pothuajse kurrë nuk shfaqet në publik, nuk del në rrjetet sociale dhe nuk është e mundur ta shohësh aksidentalisht në rrugë apo në qendra tregtare. Një paraqitje e re e rrallë e Alina Kabaeva. Kësaj radhe ajo është veshur casual dhe sërish me unazë martese. Dhe po, duket e njëjta dorë estetike në familje,”- shkruhet në një artikull të “Cosmopolitan”.

Perëndimi deri më tani nuk e ka sanksionuar Kabaevën, e cila përveç se është partnerja sekrete e përfolur e Putinit është gjithashtu kryetare e bordit të drejtorëve në National Media Group – një gjigant i madh televiziv dhe gazetash i në mbështetje të Kremlinit.

Një peticion i nisur nga qytetarët në Rusi, Bjellorusi dhe Ukrainë dy javë më pare kërkoi nga autoritetet zvicerane që ta dëbojnë Kabaeva nga Zvicra dhe ta sanksionojnë. Ishin mbi 73 mijë firma që e kërkonin këtë gjë. Por deri me tani nuk është marrë asnjë masë ndaj saj nga Zvicra dhe as nga Perëndimi.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota alina kabaeva vladimir putin alina kabaeva vladimir putin

Sondazh

Poll