Politike

Shkarkimi nga Rama, flet Arben Malaj: Hakmarrje e pastër politike

16 Korrik 2019, 17:16 Nga DOSJA
Shkarkimi nga Rama, flet Arben Malaj: Hakmarrje e pastër politike

TIRANË- Socialistët kanë nisur procedurat për shkarkimin e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj për shkak të “shkeljeve të rënda të etikës”, me anë të daljeve dhe prononcimeve të bëra publike.

Malaj në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, u shpreh se argumentet që kanë paraqitur socialistët, janë argumenta me nuanca të qarta politike.

Impaktin e parë të një ballafaqimi për shkelje të kodit të etikës. Unë kam kërkuar që Banka e Shqipërisë të demokratizohet në qeverisjen e saj dhe një prej tyre është edhe kodi i etikës. Argumentet që pash atje mu dukën jo thjeshtë profesionale, ligjore, por me nuanca të qarta të një hakmarrje politike.

Nëse kjo hakmarrje vjen se për shkak se unë e kam shprehur se përballë lirisë dhe karriges zgjedh lirinë, para se të jem anëtar i bordit në Bankën e Shqipërisë jam qytetar i vendit tim, banor i lagjes sime. Nëse diçka nuk bëhet mirë në qeverisjen e bashkisë, vendit, luftën politike të vendit unë shprehem dhe do të shprehem gjithmonë publikisht”, u shpreh Malaj.

Partia Socialiste ka kërkur shkarkimin e Arben Malajt nga Banka e Shqipërisë. Shkak për shkarkimin e tij janë shkeljet etike që ka kryer ai në daljet publike. Malaj ka reaguar duke u shprehur se kërcënimet paralajmëruese për postin e tij ia ka dërguar Taulant Balla ku sqaron se nuk ka munguar edhe mesazhet me tekste rekomanduese partiake.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben malaj edi rama shkarkimi i arben malajt arben malaj edi rama shkarkimi i arben malajt

Sondazh

Poll