Politike

Presidenti/ Mediu: Kam folur dhe me Berishën, duhet të dalim me një qëndrim

22 Prill 2022, 17:56 Nga DOSJA
Presidenti/ Mediu: Kam folur dhe me Berishën, duhet të dalim me

TIRANË– Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se ka komunikuar edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të ri. Në një lidhje me Skype në OraNews, Mediu tha se i ka thënë Berishës që e gjithë Opzita të dalë me një qëndrim. Sipas Mediut duhet vlerësuar jo vetëm historiku po dhe ardhmja e PD-së e ndërtimi i partneritetit me të gjithë partnerët ndërkombëtarë.

“Ne nuk kishim asnjë formulë tjetër, përveç se të kishim një bashkëpunim elektoral. Kam kontaktuar me të gjithë aktorët dhe me Berishën përsa i përket situatës dhe problemet e ndryshme dhe ajo që unë ndaj në bindjen time personale është se PD duhet të jetë një parti unifikuar, një parti me qëndrim të saktë dhe të prerë, përsa i përket të ardhmes saj politike. E rëndësishme është që të ketë një parti demokratike të organizuar. E rëndësishme është që t’i japim qytetarëve shqiptarë një qeverisje pa probleme me autoritete të cilat mund ta ndryshojnë këtë situatë të papranueshme, të bëjnë të mundur rikthimin e shpresës në Shqipëri. Po ashtu të kenë mundësi që vlerësohet jo vetëm historiku po dhe ardhmja e PD-së dhe e opozitës shqiptare dhe për më tepër ndërtimi i partneritetit shumë të rëndësishëm më të gjithë partnerët ndërkombëtarë,”- tha Mediu ndër të tjera.

Partia Socialiste ka nisur procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Socialistët kanë hedhur më zarf të fshehtë tre emra të cilët mendojnë se mund të zërë vendin e Ilir Metës. Shoqëria civile i ka dërguar kandidatët e saj me e-mail. Taulant Balla, i caktuar nga Rama bashkë me Elisa Spiropalin ka zhvilluar takime me Opozitën të cilës i ka bërë thirrje të përfshihet në këtë proces. Takimet janë zhvilluar me Fatmir Mediun, Agron Dukën e Mesila Dodën. Pritet biseda me Enkelejd Alibeajn, ndërsa Sali Berisha është lënë jashtë kësaj çështjeje.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike fatmir mediu fatmir mediu

Sondazh

Poll