Politike

Piu nga çezma, Tabaku-Ramës: Pse Bashkia Tiranë ble 200 mijë euro ujë në vit?

22 Prill 2022, 17:00 Nga DOSJA
Piu nga çezma, Tabaku-Ramës: Pse Bashkia Tiranë ble 200

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili piu ujë nga çezma siç ia premtoi në Kuvend. Në një postim në Facebook, Tabaku shkruan se e gjitha është një propagandë e kryeministrit. Ajo ka publikuar dhe një shkresë në të cilën shihet blerja e ujit të pijshëm që bën Bashkia Tiranë për stafin. Krah shkresë, Tabaku pyet se kur ujë ka 24 orë për çdo familje, atëherë përse duhet bashkia të shpenzojë 200 mijë euro në vit për ujë.

“Lodhet ER me propagandë, ja prish filmin EV! Kur qenka uji 24 orë në cdo familje tiranse pse Bashkia Tiranë ble 200,000 Euro ujë të pijshëm në vit për stafin e Bashkisë,”- shkruan Tabaku.

Rama sot ka postuar video nga dy momente të ndryshme duke pirë ujë drejt nga çezma si përgjigje ndaj akuzave të deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Rama fillimisht pi video nga shtëpia e tij, e më pas provon edhe ujin e çezmës në Lezhë. Këto postime erdhën pasi Tabaku ngriti shqetësimin e ujit të pijshëm në Kuvend.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama jorida tabaku edi rama jorida tabaku

Sondazh

Poll