Bota

Nuk ndikon në zgjedhje, kandidatja shqiptare në Slloveni flet për skandalin e ambasadorit

22 Prill 2022, 16:56 Nga DOSJA
Nuk ndikon në zgjedhje, kandidatja shqiptare në Slloveni flet për

SLLOVENI– Kandidatja për deputete në Slloveni, Ganimete Shala, ka folur për skandalin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin u raportua nga mediat sllovene se është i përfshirë në një skandal financiar.

Në një intervistë për T7, Shala tha se nuk mendon se ky skandal do të ndikojë në zgjedhjet që do të mbahen në Slloveni pasi ende nuk ka asgjë zyrtare apo të verifikuar.

S’kemi asnjë fakt, nuk e njohim në detaje përmbajtjen e kësaj çështje, nuk do të komentoja më gjerë këtë punë. Derisa s’kemi fakte është e pakuptimtë të akuzojmë dikë. Nuk ka arritur askush t’i shohë në mënyrë fizike, këto gjëra ndodhin në fushata zgjedhore. Me detaje s’e njoh përmbajtjen”.-tha Shala.

Ndërkohë Shala u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë në Slloveni që të votojnë për të duke u premtuar se do të punojë për të drejtat e tyre. Në Slloveni jetojnë rreth 30 mijë shqiptarë, por jo të gjithë kanë të drejtë vote meqenëse s’kanë nënshtetësi sllovene.

Shqiptarët kanë njohuri për kandidaturën time. Ju bëj ftesë atyre që kanë mundësi votimi, të votojnë të dielën. Do të ndihmojë edhe në përforcimin e raporteve Slloveni-Kosovë, do t’i përforcojmë urat e marrëdhënieve tona”.-shtoi ajo.

LAJMI KRYESOR/ Skandali në Slloveni përfshin ambasadorin e Kosovës, Berishaj: Janë shpifje të mediave

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ganimete shala martin berishaj skandali ne slloveni ganimete shala martin berishaj skandali ne slloveni

Sondazh

Poll