Bota

Borrell: Korridoret e evakuimit të krijohen menjëherë në Mariupol

22 Prill 2022, 16:14 Nga DOSJA
Borrell: Korridoret e evakuimit të krijohen menjëherë në

BRUKSEL- Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, bëri thirrje që korridoret e evakuimit në Mariupol të krijohen menjëherë me garancitë e nevojshme të armëpushimit, nga Azovstal dhe zona të tjera të qytetit në pjesë të tjera të Ukrainës thuhet në një deklaratë me shkrim të premten.

Duhet të sigurohet qasja e lirë dhe e sigurt për ata që ofrojnë ndihmë humanitare, në përputhje me parimet bazë të të drejtave të njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare,” kërkoi ai.

Borrell përgëzoi përpjekjet e Ukrainës për të gjetur një zgjidhje diplomatike për evakuimin e civilëve, por tha se BE i vjen keq që Rusia nuk po reagon. Në deklaratë, Borrell theksoi gjithashtu urgjencën e situatës, duke thënë Për javë të tëra, bota ka dëshmuar për një sulm mizor, të paligjshëm në Mariupol nga Rusia që çoi në shkatërrimin në shkallë të gjerë të qytetit, duke përfshirë mizoritë kundër civilëve, nën një pretekst të shtrembëruar të ‘çlirimit’ të qytetit. Mijëra banorë të saj janë deportuar në Rusi ose janë zhvendosur me forcë në zonat e Ukrainës që nuk kontrollohen nga qeveria.

Borrell shtoi se mbi 100,000 civilë mbeten në Mariupol, duke përfshirë deri në 1,000 të cilët janë strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal dhe mbrohen nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Lajmi kryesor/ LUFTA/ Rusia vë nën kontroll jugun, Zelenskyy: U kundërshtua armëpushimi për Pashkët

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota josep borrell lufta ukraine-rusi josep borrell lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll