Bota

Vrasjet në Greqi/Kontradiktat e motrave Pispirigou, mister se kush e gjeti Irisin e vdekur

22 Prill 2022, 15:54 Nga DOSJA
Vrasjet në Greqi/Kontradiktat e motrave Pispirigou, mister se kush e gjeti

GREQI– Zhvillimet në rastin e vdekjes së tre fëmijëve të familjes Pispirigou-Daskalaki në Patras janë të vazhdueshme. Krahas hetimeve për vdekjen e Georginës, për të cilën tashmë është arrestuar nëna e saj, Roula Pispirigou, në mikroskopin e autoriteteve ka rënë edhe vdekja e Irisit dhe Malenës.

Sipas Protothemës, lidhur me vdekjen e vogëlushes Iris duket se dalin të dhëna të ndryshme, pasi nuk është e qartë përsa i përket personit që e gjeti vogëlushen të vdekur në djep.

Konkretisht, motra e Roulës, Dimitra Pispirigou është shprehur se e gjeti foshnjën të vdekur në krevatin e saj, në orën 11.30 të mëngjesit të së dielës së 21 janarit të 2021.

Mirëpo, deklarata e re e tezes së tre fëmijëve të vdekur nga Patras bie ndesh me atë që dyshohet se dëshmohet nga pediatri i Georginës, i cili sipas raportimit të kanalit pretendon se Roula Pispirigou e ka kontaktuar për t’i thënë se 9-vjeçarja kishte gjetur të motrën e saj të vdekur në krevat.Dimitra Pispirigou ishte në shtëpi me motrën e saj Roulën dhe Georgina e vogël, kur Irisi u nda nga jeta.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dimitra pispirigou roula pispirigou vrasja e trefishte ne greqi dimitra pispirigou roula pispirigou vrasja e trefishte ne greqi

Sondazh

Poll