Bota

Tentoi të vidhte, nxirret i vdekur një burrë nga nënstacioni elektrik në Greqi

22 Prill 2022, 15:37 Nga DOSJA
Tentoi të vidhte, nxirret i vdekur një burrë nga nënstacioni

GREQI- Një tragjedi ka ndodhur në Kretë të Greqisë në një nënstacion elektrik në Poseidonos Avenue ku një burrë u nxor i vdekur mëngjesin e sotëm.

Sipas Protothemës, burri tentoi të vidhte materiale nga një transformator dhe u godit nga rryma. Më herët, zjarrfikësja tha se shkak i mundshëm i vdekjes së burrit konsiderohet goditja elektrike.

Më herët në vendin e ngjarjes tragjike kanë shkuar gjashtë zjarrfikës me dy automjete. Hetimet paraprake pritet të kryhen nga policia për të sqaruar shkaqet e sakta të vdekjes.

Vitet e fundit, vjedhjet e transformatorëve janë bërë një fenomen i zakonshëm. Policia, duke vendosur një sistem sigurie në objektet kritike, po përpiqet të zgjidhë problemin.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni nje i vdekur ne greqi nje i vdekur ne greqi

Sondazh

Poll