Politike

Takimi me Metën, Basha pranon 13 tetorin: Do ketë zgjedhje parlamentare dhe presidenciale

Kryetari Lulzim Basha ka pranuar zgjedhjet e 13 tetorit. Pas takimit me Metën, kryedemokrati mblodhi në selinë blu aleatët e PD-së dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.

TIRANË–Kryetari Lulzim Basha ka dhënë një prononcim për gazetarët pas takimit me aleatet e PD-së.

I pyetur lidhur me takimin 40 minutësh që ai pati mëngjesin e sotëm me presidentin Ilir Meta, Basha tha se kishin diskutuar për zgjedhjet e 13 tetorit duke nënkuptuar se i kishte pranuar.

Sipas kryedemokratit Basha, Meta mendon se 13 tetori është një mundësi për të dalë nga kriza politike.

Kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike, përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, zgjedhjeve lokale dhe ,siç është shprehur politikisht, edhe përmes zgjedhjeve të reja presidenciale, që nënkupton ndryshime kushtetuese,”-tha Basha.

Gjithashtu Basha ka treguar edhe lidhur me takimin që kishte me Kryemadhin dhe aleatët. Basha u shpreh se gjatë takimit kishin folur për hapat e mëtejshëm e aksionit politik të opozitës së bashkuar.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Padyshim lidhet me 13 tetorin. Kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike, përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, zgjedhjeve lokale dhe ,siç është shprehur politikisht, edhe përmes zgjedhjeve të reja presidenciale, që nënkupton ndryshime kushtetuese. Duke vlerësuar maksimalisht qendrimin e presidentit dhe shqetësimin e tij, i kam bërë të qartë se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar janë në këtë betejë për interesin e njerëzve, që zgjedhjet e ardhshme, ndryshe nga farsa e 30 qershorit, siç e deklaroi dhe OSBE/ODIHR-i, duhet të jenë për njerëzit, dhe jo për ymerlalët dhe shokun e tyre, “Bablokun” e madh dhe oligarkët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në këtë funksion, opozita ëshë e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’u garantuar shqiptarëve të drejtën e votës, që është dhunuar dhe tjetërsuar, përtej çdo përfytyrimi, çfarë e pa edhe me 30 qershor, ku Edi Rama nuk i rezistoi dot tundimit për të vjedhur edhe një proces ku kandidonte vetë, votonte vetë, numëronte vetë, tabulonte vetë dhe, për të garantuar, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, një qeveri që buron nga njerëzit dhe u shërben njerëzve.

Sot, në takimin me opozitën e bashkuar, kemi diskutuar për hapat e mëtejshëm që do të hidhen në aksionin tonë politik në të gjitha rrafshet, në raport me njerëzit, me qytetarët, në raport me faktorin ndërkombëtar dhe në raport me zgjidhjet që presin dhe që do t’u ofrojmë shqiptarëve.

Në këtë kuadër, kemi diskutuar për emergjencën ekonomike, ku ndodhet vendi, sepse një nga mëkatet më të mëdha, një nga fajet më të mëdha të kësaj bande që na qeveris është që, duke tërhequr opozitën në betejën parimore për vlerat themelore të lirisë e të demokracisë, të luftës kundër krimit dhe drogës, ia ka dalë t’I vërsulet Shqipërisë, buxhetit të saj, pasurive të saj, ta vjedhë dhe ta grabisë qytetarin e thjeshtë, pasurinë e këtij vendi dhe ta zhysë ekonominë në ditën e saj më të zezë, në të paktën 2 dekada.

Ndaj, bashkarisht kemi diskutuar për platformën tonë ekonomike, për zgjidhjet ekonomike që shqiptarët meritojnë dhe do të kenë, me fitoren e Opozitës së Bashkuar, e cila tashmë, jo vetëm thjesht përmes studimeve të opinionit publik, por edhe përmes referendumit të 30 qershorit, është konfirmuar si maxhoranca e re politike.

Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha ka takuar për 30 minuta me Presidentin Ilir Meta në Presidencë. Pas tij, ka thirrur në selinë blu aleatët dhe Monika Kryemadhin.

Për mediat, Basha ka treguar se çfarë diskutoi me Metën duke pranuar edhe 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve. Basha sërish tha se 30 qershori i kishte konfirmuar si mazhorancë, duke sjellë kështu reagimin e ashpër të Spiropalit.

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “Takimi me Metën, Basha pranon 13 tetorin: Do ketë zgjedhje parlamentare dhe presidenciale

  1. boll me berr berr berre o Bashe rrushi,meqe jeni ne maxhorance dhe keni pak me pak se shoku emver popullin me vete pse nuk hyni ne zgjedhje o langaraqe.

Shto Koment