Bota

VD-Sulm me bombë bërthamore në New York? Rusët s’e mbajnë dot të qeshurën: I kanë tmerr

22 Prill 2022, 09:08 Nga DOSJA
VD-Sulm me bombë bërthamore në New York? Rusët s’e

RUSI- Një panel analistësh rusë në një kanal televiziv shtetëror qeshën teksa diskutuan një sulm të mundshëm bërthamor kundër SHBA-së. Sipas Newsweek, presidenti Vladimir Putin shpalli një lëshim-provë të raketës balistike ndërkontinentale Sarmat të mërkurën.

Duke diskutuar nisjen e Sarmat në Rusi-1, analistët qeshnin ndërkohë që dikush parashtroi mundësinë e një sulmi kundër SHBA-së, duke përmendur në mënyrë specifike Nju Jorkun. 

 “Amerikanët nuk kanë nga raketat tona (Satan 2) dhe kurrë nuk kanë pasur. Nëse 7,5 megaton do të hidhen në territorin e të ashtuquajturit partnerit tonë, fjala “partner” është shumë e rëndësishme që të përdoret gjithmonë, objektiva si qyteti i Nju Jorkut, që është një qytet i bukur, nuk do të ekzistonte më. Do të shkatërrohej plotësisht. Kështu që, më mirë mos e hedhim. Amerikanët gjithmonë i kanë pasur tmerr raketat tona,”- tha ai duke shkaktuar të qeshura në studio.

Ushtria ruse thuhet se ka testuar raketën ‘Sarmat’ me aftësi bërthamore nga Plesetsk në rajonin veriperëndimor të vendit dhe ka goditur me sukses objektivat në Gadishullin Kamçatka, rreth 3700 milje larg. Putin tha se arma e shumëpritur është e aftë të kapërcejë të gjitha mjetet moderne të mbrojtjes kundër raketave.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Rusia: Kemi kontrollin e uzinës. Zelenskyy: U kundërshtua armëpushimin për Pashkët

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota video galeri lufta ukraine-rusi perplasja rusi shba sulmet berthamore lufta ukraine-rusi perplasja rusi shba sulmet berthamore

Sondazh

Poll