Bota

Shkencëtarët në Britaninë e Madhe zbulojnë të dhëna të reja në AND-në e Kancerit

22 Prill 2022, 08:20 Nga DOSJA
Shkencëtarët në Britaninë e Madhe zbulojnë të

BRITANIA E MADHE-Një ekip shkencëtarësh në Mbretërinë e Bashkuar, kanë zhvilluar një studim për sëmundjen e Kancerit, ata kanë gjetur të dhëna të reja në AND e saj. Studimin e kanë analizuar tek rreth 12 mijë pacientë të diagnostuar me kancer.

Ekipi thotë se sasia e paprecedentë e të dhënave i lejoi ata të zbulonin modele të reja në ADN-në e kancerit duke lënë të kuptohet për shkaqe që ende nuk janë kuptuar. Sipas BBC, ata thonë se të dhënat gjenetike përfundimisht do të ndihmojnë në përmirësimin e diagnozës dhe trajtimit.

Shumë kancere janë kategorizuar nga mjekët në bazë të vendit ku ndodhen në trup dhe llojit të qelizave të përfshira. Sekuenca e të gjithë gjenomit është relativisht e re, por tashmë është e disponueshme për një numër të vogël kanceresh specifike, duke përfshirë disa kancere të gjakut.

Hulumtuesja kryesore Prof Serena Nik Zainal, një konsulente në Spitalet Universitare të Kembrixhit, tha se studimi kanë arritur të analizojnë se kanceri është i ndryshëm në çdo pacient.

“Dhe kanceri i të gjithëve është i ndryshëm. Të dimë se mund të personalizojmë raportin e kancerit të çdo personi do të thotë se jemi një hap më afër personalizimit të trajtimit për ta,” tha Nik Zainal.

Duke krahasuar të dhënat me projekte të tjera ndërkombëtare të kancerit gjenetik, ata konfirmuan modele që tashmë janë të njohura dhe zbuluan 58 të reja.

Studiuesit krijuan gjithashtu një program kompjuterik për të ndihmuar shkencëtarët dhe mjekët të kontrollojnë nëse pacientët që kanë pasur sekuencë të plotë të gjenomit kanë ndonjë nga të dhënat mutacionale të zbuluara rishtazi.

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota serena nik zainal studim per adn e kancerit serena nik zainal studim per adn e kancerit

Sondazh

Poll

Bota 22 Prill 2022, 06:54

Rrëmbehet një zyrtar Ukrainas nga forcat ruse

UKRAINË- Zëvendëskryeministria e Ukrainës Iryna Vereshchuk, ka njoftuar se trupat rus kanë rrëmbyer një zyrtar lokal i cili po drejtonte një korridor human...