Art&Argëtim

Sulmohet dhe grabitet pas shfaqjes këngëtari Thomas Grennan

22 Prill 2022, 09:36 Nga DOSJA
Sulmohet dhe grabitet pas shfaqjes këngëtari Thomas Grennan

BRITANI E MADHE- Këngëtari anglez Thomas Grennan, dje është sulmuar dhe grabitur jashtë një lokali në Nju York. Sipas Sky News, 26-vjeçari kishte performuar në Manhattan dhe pas shfaqjes u sulmua nga persona të panjohur. Menaxheri i tij John Dawkins, u shpreh në një deklaratë se Grennan është nën kujdesin e mjekëve, ka çarë daullen e veshit dhe ka probleme me nofullën.

“Tom është në spital nën kujdesin e mjekëve për lëndimet e tij, të cilat përfshijnë probleme me veshin, ka çarje të daulles dhe një problem me nofullën e tij të thyer më pare. Pavarësisht keësaj ai është në gjendje të mirë shpirtërore, por duhet të rikuperohet përkohësisht ndërsa mjekët vlerësojnë aftësinë e tij për të vazhduar me turneun e tij,“-tha Dawkins.

Grennan është nominuar për çmimin Ivor Novello këtë vit për këngën ‘Let’s Go Home Together’, të cilën e interpreton me Ella Henderson.

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz john dawkins thomas grennan john dawkins thomas grennan

Sondazh

Poll