Art&Argëtim

Aktorja hollivudiane bëhet nënë për herë të parë, Lawrence sjell në jetë vajzën e saj

21 Prill 2022, 15:01 Nga DOSJA
Aktorja hollivudiane bëhet nënë për herë të

SHBA– Fituesja e çmimeve Oscar, Jennifer Lawrence është bërë nënë për herë të parë pasi solli në jetë vajzën e saj me bashkëshortin Cooke Maroney.

Sipas PEOPLE, së fundmi çifti u pa në një shëtitje me të porsalindurën. Shtatzania e Lawrence u konfirmua në shtator kur u publikuan disa foto të saj duke shëtitur në New York me bashkëshortin.

Lawrence dhe Maroney u lidhën në qershor të 2018-ës dhe u fejua në shkurt 2019 ku pas një muaji kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Lawrence kohët e fundit tha në numrin e dhjetorit të Vanity Fair se ajo shpreson të “mbrojë” sa më shumë “privatësinë” e fëmijës së saj.

Unë nuk dua që askush të ndihet i mirëpritur në ekzistencën e tyre. Ndihem sikur kjo thjesht fillon me mospërfshirjen e tyre në këtë pjesë të punës sime.”-tha ajo.

Një burim i afërt me aktoren  i tha më parë PEOPLE se Lawrence po “priste me padurim” të bëhej nënë.

Jen donte një familje për një kohë të gjatë dhe gjeti një bashkëshort ideal, të cilin e do, e respekton dhe i pëlqen ta ketë pranë. Ajo e do jetën bashkëshortore dhe ata kanë një bazë të fortë për një fëmijë. Ajo është shumë e lumtur dhe mezi pret të bëhet nënë.“-kishte thënë burimi.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz cooke maroney jennifer lawrence behet nene cooke maroney jennifer lawrence behet nene

Sondazh

Poll