Art&Argëtim

Netflix anulon ‘Bright 2’ pas shuplakës së Will Smith në Oscars

22 Prill 2022, 08:46 Nga DOSJA
Netflix anulon ‘Bright 2’ pas shuplakës së Will Smith

SHBA- Netflix nuk do të publikojë ‘Bright 2’. Planet për nxjerrjen e filmit thuhet se janë anuluar edhe pse filmi në 2017 ishte ndër më të pëlqyerit.  

Sipas mediave të huaja, njoftimi u bë në ‘Twitter’ nga Lucas Shaw, autor në ‘Bloomberg’. Në njoftim thuhej se kjo erdhi si pasojë e shuplakës së bujshme të Chris Rock në Oscars 2022 por regjisori e mohoi këtë gjë.

Netflix gjithashtu ka braktisur planet për të bërë një vazhdim të Bright , por kjo nuk ka lidhje me incidentin,”- shkroi ai në postimin e tij.

Për sa i përket serialit të ardhshëm dokumentar ‘Pole to Pole’ me Smith, fillimisht ishte planifikuar të bëhej në pranverë, por tani është shtyrë deri në fund të vjeshtës.

Shumë kishin frikë se projekti ose ishte ndërprerë ose ishte vënë në prapavijë pas anulimit ose ndalimit të një morie projektesh të Will Smith. Ata janë duke u ndalur për shkak të veprimeve të Smith në Oscars ku ai goditi Chris Rock i cili tha një shaka për gruan e tij. Pas incidentit në Oscars Smith u përjashtu nga eventi. Ai nuk do të jetë pjesë e Oscars për 10 vitet e arshme.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz netflix will smith will smith godet chris rock netflix will smith will smith godet chris rock

Sondazh

Poll