Art&Argëtim

‘E di si është kjo ndjenjë’, Rita Ora shpërthen në lot,kujton betejën e së ëmës me kancerin

21 Prill 2022, 17:46 Nga DOSJA
‘E di si është kjo ndjenjë’, Rita Ora shpërthen

AUSTRALI- Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora shpërtheu në lot teksa përshkruante betejën me kancerin e gjirit të nënës së saj, pasi u prek nga performanca e një konkurrenteje në The Voice Australia.

Sipas Mirror, 31 vjeçarja, e cila është pjesë e jurisë në emision, u përlot duke kujtuar sëmundjen e nënës së saj pasi konkurrentja Aleisha Gam zbuloi se mamaja e saj kishte luftuar me kancerin për dy vitet e fundit.

Edhe nëna e Ritës, Vera, ishte diagnostikuar me kancer kur ajo ishte më e re, por fatmirësisht arrit ta mposhti sëmundjen. Rita shtoi se Vera flet për betejën e saj me kancerin, duke shtuar se është shumë e vështirë për të të flasë për atë periudhë të jetës.

Unë e di se si është të kesh një lloj lidhjeje me një këngë, dhe më pas ai kujtim qëndron gjithmonë me atë këngë. Mamaja ime, ajo gjithashtu kishte kancer. Kur ajo shkonte të trajtimin e saj dhe asaj i binin flokët dhe gjëra të tjera, ne ishim adoleshente. Ishte vërtet e çuditshme të shihje nënën tënde, sikur të mos ishte superheroi që gjithmonë mendon se do të jetë.’-tha Ora.

Nëna e Ritës u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 2005 dhe iu nënshtrua mastektomisë, si dhe trajtimit për të kuruar sëmundjen. Rita shpjegoi se ishte e rëndësishme të kontrolloheshe për ndonjë simptomë të pazakontë, jo vetëm për një gungë.

Unë i shoh këto gjëra që thonë kontrolloni veten për gunga, por nëna ime nuk kishte një gungë, ajo kishte një dhimbje të mprehtë, dhe ajo gjithsesi shkoi dhe u vizitua. Unë kam bërë vetë testin BRCA dhe testin e gjeneve dhe, për fat, nuk e kam gjenin. Por unë ende kontrolloj veten rregullisht. Gjenetikisht, nuk kishte histori të kancerit të gjirit në familjen time para nënës sime, por ja që asaj ju shfaq.“-përfundoi këngëtarja.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz rita ora vera ora rita ora vera ora

Sondazh

Poll