Bota

Rusia pezullohet nga Forumi Historik i Diplomacisë, ambasadori rus: Gabim serioz!

22 Prill 2022, 06:21 Nga DOSJA
Rusia pezullohet nga Forumi Historik i Diplomacisë, ambasadori rus: Gabim

RUSI-Forumi i Historik i Diplomacisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pezulluar përfshirjen e Rusisë në grup. Organizata përbëhet nga 35 kombe anëtare të pavarura në Amerikë dhe mbikëqyr çështje si të drejtat e njeriut, siguria ndërkombëtare dhe monitorimi i zgjedhjeve. Por pas luftës në Ukrainë, Rusisë ju heq e drejta e të qënurit vëzhgues. 

Sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS,  ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov, i cili është gjithashtu vëzhgues i përhershëm i Rusisë në organizatë ka thënë se vendimi i  Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS) për pezullimin e statusit të vëzhguesit të Rusisë për situatën në Ukrainë ishte një gabim serioz.

“Sot, Këshilli i Përhershëm i OAS miratoi një rezolutë, me titull ‘Pezullimi i statusit të Federatës Ruse si Vëzhguese e Përhershme e Organizatës së Shteteve Amerikane’. Gjatë seancës urgjente për këtë çështje, vëzhguesit të përhershëm rus në organizatë iu mohua mundësia për të folur në seancë, si para dhe pas votimit. Ne e konsiderojmë miratimin e rezolutës së sotme si një gabim të rëndë. Sot, OAS u dobësua. Refuzoi një mik të besueshëm. Ne e kuptojmë se partnerët tanë të Amerikës Latine po përballen me presion të paprecedentë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tyre satelitore”– thuhet se ka thënë Antonov për ambasadën ruse.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Rusia: Kemi kontrollin e uzinës. Zelenskyy: U kundërshtua armëpushimin për Pashkët

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ambasadoret rus anatoly antonov lufta ukraine-rusi ambasadoret rus anatoly antonov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 22 Prill 2022, 06:54

Rrëmbehet një zyrtar Ukrainas nga forcat ruse

UKRAINË- Zëvendëskryeministria e Ukrainës Iryna Vereshchuk, ka njoftuar se trupat rus kanë rrëmbyer një zyrtar lokal i cili po drejtonte një korridor human...