Bota

Rrëmbehet një zyrtar Ukrainas nga forcat ruse

22 Prill 2022, 06:54 Nga DOSJA
Rrëmbehet një zyrtar Ukrainas nga forcat ruse

UKRAINË- Zëvendëskryeministria e Ukrainës Iryna Vereshchuk, ka njoftuar se trupat rus kanë rrëmbyer një zyrtar lokal i cili po drejtonte një korridor humanitar rajonin jugor të Khersonit. Sipas Sky News, Vereshchuk pretendoi se trupat e Kremlinit ofruan lirimin e zyrtarit në këmbim të robërve rusë të luftës, por ajo tha se kjo ishte e papranueshme. 

Gjithashtu ajo tha se përpjekjet për të krijuar tre korridore humanitare në rajonin e Khersonit dështuan dje. Kherson ishte qyteti i parë i madh që u pushtua nga Rusia, me forcat që morën kontrollin brenda javës së parë të pushtimit të saj.

Muajin e kaluar, zyrtarët pretenduan se Rusia kishte humbur kontrollin e qytetit pas një kundërsulmi nga forcat ukrainase.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Rusia: Kemi kontrollin e uzinës. Zelenskyy: U kundërshtua armëpushimin për Pashkët

(d/d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota iryna vereshchuk lufta ukraine-rusi iryna vereshchuk lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll