Politike

VD-Rama kujton Bashën në Kuvend, UDHËZIME PD: E kam këshilluar, por ai s’më dëgjoi!

21 Prill 2022, 10:42 Nga DOSJA
VD-Rama kujton Bashën në Kuvend, UDHËZIME PD: E kam

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me procesin për zgjedhjen presidentit të ri. Rama kujtoi nga Foltorja e Kuvendit ish-kryedemokratin Lulzim Basha, duke treguar edhe prapaskenat me të. Sipas kryeministrit, ai e kishte këshilluar disa herë Bashën por në fakt ai nuk e kishte dëgjuar. Ndaj dhe vendosi që të përsëriste “gabimin” me të tjerët. 


“Doni të shkoni vazhdoni, si me të vdekurin, ne nuk na mundni dot. Arsyet ua kam shpjeguar, sepse jetoni në mohim. Ju kur arrini të thoni jemi 5 mijë prezent, ka marrë fund. Kur i vdekuri iu udhëheq, është edhe më keq se numërimi. U kam thënë, ai që iku po të kishte dëgjuar pak më vëmendje, jo mua por zërin e arsyes do të ishte këtu akoma. Po ju them juve, mos shkoni pas të vdekurit. Mos u nisni nga fakti që do të ndiqni shpirtrat e lirë. Kam dëgjuar se po i shkoni si zogjt e korbit, jo nuk ka asnjë shqetësim për ju. Kam një shqetësim që nuk do ta kuptoni dot asnjëherë. Shqetësimi im është që ne këtu nuk jemi për paritë tona. Partitë tona janë për vendin tonë. Mos ia lini Shqipërisë gurin në qafë bardhë e blu. Për të tjerat vazhdoni se ne këtu jemi. Për presidentin bujrum. Nëse jepni kandidaturë bindëse ne do votojmë. Nuk do zgjedhim president nga grupi i PS, por përfaqësues i shumicës,”-tha ndwr tw tjera Rama.

LAJMI KRYESOR: Presidenti, Rama: S’flasim me Saliun. Berisha: Do të të sjellim vdekje politike

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 21 prill 2022 edi rama seanca plenare 21 prill 2022

Sondazh

Poll