Art&Argëtim

Kourtney Kardashian flet për herë të parë për shtatzëninë: Ilaçet më shkaktuan menopauzë

21 Prill 2022, 12:00 Nga DOSJA
Kourtney Kardashian flet për herë të parë për

SHBA- Kourtney Kardashian është duke detajuar luftën e saj teksa përpiqej të kishin një fëmijë me të fejuarin e saj Travis Barker.

Në episodin e dytë të “The Kardashians” Kourtney-n në shtëpinë e saj në Calabasas teksa Kris e pyet se si shkoi vizita me doktorin ajo u shpreh e zhgënjyer nga komentet e njerëzve për trupin e saj, duke përfshirë spekulimet se ajo është shtatzënë.

“Më duket se është shumë e vrazhdë të komentosh njerëzit kur nuk e ke idenë se çfarë po kalojnë në të vërtetë. Ilaçet që më kanë dhënë, më kanë futur në menopauzë,“-tha Kourtney. 

Sipas Daily Mail, Kourtney tregon në rrëfim se ajo dhe Travis duan të kenë një fëmijë, kështu që doktori i tyre i çoi ata ‘në këtë rrugë për të bërë fëmijën përmes metodave in-vitro.

Ylli i realitetit është nëna e Mason 12-vjeç, Penelope dhe Reign. Fëmijët vijnë nga martesa me ish-partnerin e saj Scott Disick, me të cilin vazhdoi romancën që nga 2005 deri në 2015.  

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz kourtney kardashian kourtney kardashian

Sondazh

Poll