Politike

Kushi: Bursë për studentët që zgjedhin degë prioritare, tarifa ekstra për disa të tjerë

21 Prill 2022, 14:25 Nga DOSJA
Kushi: Bursë për studentët që zgjedhin degë prioritare,

TIRANË– Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar se nga pakti për universitetin mbështetja për studentët është rritur. E ndodhur në Kuvend, pasi u thirr për një interpelancë nga deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, Kushi tha se përfitojnë bursë 1200 studentë ndërsa përjashtim nga tarifa është për mbi 88 mijë të tillë. Vitin e ri akademik, ministrja tha se do ketë pagesë ekstra për disa kategori.

“Studentët shqiptarë me rezultate të larta mbështeteshin për të studiuar në universitetet më të mira europiane apo botërore. Duke patur prioritet politikën e qeverisë që të rinjtë dhe të rejat të studiojnë në Shqipëri dhe të japin kontribut për vendin, bashkë me kartën e prioriteve që javën që vjen është drafti përfundimtar për të kaluar me VKM, ne do t’i nxisim me bursa dhe përjashtim nga tarifat studentët që shkojnë në degë prioritare për vendin apo degë ku numri i regjistrimeve dhe interesit të studentëve vitin e fundit ka rënë. Janë punësuar në administratë për një periudhë 1-vjeçare 694 studentë, ndërkohë që gjysma e tyre janë punësuar përfundimisht,”- tha Kushi.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Seancë plenare! Zhupa interpelancë me Kushin për ‘Paktin për Universitetin’ (RENDI)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike evis kushi seanca plenare 21 prill 2022 evis kushi seanca plenare 21 prill 2022

Sondazh

Poll